Uji Dea

MKRS ndanë buxhetin për ndërtimin e palestrës sportive në Viti

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Një lajm i mirë për të gjithë sportdashësit e Komunës së Vitisë, ka ardh nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës e cila ka ndarë një buxhet për ndërtimin e palestrës sportive në këtë komunë. Kjo palestër pritet të ndërtohet në afërsi të fshatit Drobesh dhe kapaciteti i saj do të jetë për një mijë ulëse. Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti e ka mirëpritur vendimin e MKRS-së për ndërtimin e kësaj palestre sportive duke e quajtur si jetike për sportin dhe kulturën në Viti.

Për këtë vit MKRS ka ndarë një buxhet për projektin e ndërtimit të Palestrës Sportive në Viti. Në shkresën e dërguar nga kjo ministri në adresën e kryetarit të Komunës Sokol Haliti thuhet se përveç se kjo ministri ka ndarë buxhetin për ndërtimin e palestrës sportive kërkon që kjo komunë të merr të gjitha hapat e duhura për realizimin e këtij projekti që shihet si shumë i rëndësishëm për qytetarët vitias.

Palestra Sportive në Viti parashihet të këtë një kapacitet prej 1000 ulëseve, ndërkaq objekti parashihet të jetë i standardizuar dhe atë në mënyrë që të plotësojnë kriteret për zhvillimin e garave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu parashihet që ky objekt do t`i plotësojë kushtet për zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive në Viti.

Fundamenti

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti e ka mirëpritur vendimin e MKRS-së për ndërtimin e kësaj palestre sportive duke e quajtur si jetike për sportin dhe kulturën në Viti.

Ai ka falënderuar MKRS-në për ndarjen e këtij buxheti, duke theksuar se komuna të cilën ai e udhëheq do t`i bëjë të gjitha përgatitjet që kërkohen nga Ministria përkatëse. “Do të bëjmë të gjitha përgatitjet paraprake të cilat kërkohen nga MKRS-ja . Gjithashtu dua ta falënderoj këtë ministri për ndarjen e buxhetit për ndërtimin e palestrës sportive në Viti” u shpreh Haliti.

Ndërkaq vitin që lamë pas, Kuvendi Komunal i Vitisë kishte ndarë parcelën për ndërtimin e palestrës sportive në Viti dhe atë në fshatin Drobesh, por vendimi për ndarjen e buxhetit për ndërtimin e saj është marrë ditë më parë nga MKRS-ja. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.