GRANDEMALL

Mjetet e privatizimit të destinohen për zhvillim ekonomik

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Agjencia Kosovare e Privatizimit, në fondet e mirëbesimit, ka grumbulluar mbi 842 milionë euro.

Në Buxhetin e Republikës së Kosovës janë transferuar mbi 326 milionë euro, dhe sipas Ligjit të AKP-së, këto mjete që transferohen, dedikohen për investime kapitale përkatësisht për zhvillim ekonomik. Ekspertët për çështje të ekonomisë thonë se me këto fonde është dhënë ideja e krijimit të një banke që do të ndihmonte zhvillimin e sektorit privat.

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka transferuar në Buxhetin e Republikës së Kosovës mbi 326 milionë euro që janë destinuar për zhvillim ekonomik të vendit. Kështu i tha Radio Kosovës Ylli Kaloshi, zëdhënës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Ai tha se totali i hyrjeve të gjithëmbarshme në fondet e mirëbesimit është mbi 842 milionë euro.

“Prej kësaj shume, për punëtorët e kualifikuar të ndërmarrjeve shoqërore janë shpërndarë deri më tani 130 milionë e 465 mijë e 303 €uro nga pjesa e 20 %. Për kreditorët legjitimë të ndërmarrjeve shoqërore nga fondi i përgjithshëm është shpërndarë një shumë prej 26 milionë e 468 mijë e 967 euro. Kurse në Buxhetin e Republikës së Kosovës janë transferuar 326 milionë e 719 mijë e 004 euro, dhe sipas Ligjit të AKP-së, këto mjete transferohen në buxhetin e Kosovës si të dedikuara për investime kapitale për zhvillim ekonomik, tha Kaloshi.

Ekspertë për çështje ekonomike vazhdimisht kanë kërkuar kthimin e këtyre mjeteve në Kosovë dhe investimin e tyre në zhvillim të ekonomisë. Sipas kryetarit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi, paratë e grumbulluara nga procesi i privatizimit, mund të investohen në një bankë për zhvillim ekonomik që do të ndihmonte biznesin.

Fundamenti

“Të krijohet një bankë e zhvillimit ekonomik që të ndihmojë bizneset por njëkohësisht këto mjete do të jenë më të sigurta se sa ku janë tani.”, tha Krasniqi.

Sipas tij, me ardhjen e këtyre mjeteve dhe destinimin e tyre për zhvillim ekonomik, biznesi do të ketë kushte më të mira dhe kamata më të volitshme, por siç thotë ai, duhet të jetë vullneti i Kuvendit të Kosovës që të udhëzojë apo rekomandojë AKP-në lidhur me këtë çështje. Arsyetimi se është rrezik të investohet në Kosovë me këto fonde të procesit të privatizimit, është i paqëndrueshëm, thotë Krasniqi.

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, thotë se mjetet e alokuara në Buxhetin e Kosovës nga agjenci të ndryshme, duhet të dedikohen në mbështetje të sektorit privat dhe zhvillim ekonomik.

Sipas tij, do të ishte gabim i madh nëse investohet me këto mjete në infrastrukturë apo ndërtim të ndonjë objekti. Në fondet e mirëbesimit që administrohet nga AKP aktualisht janë 267 milionë e 298 mijë e 622 euro”. /Rtk

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.