HW

Mjetet e Fondit Pensional arrijnë në 1.4 miliard euro

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) e ka përmbyllur edhe një vit me rezultat pozitiv në të gjitha fushat e operimit.

Në komunikatën për medie nga FKPK-ja thuhet se më i rëndësishmi lajm për kontribuuesit është performanca e investimeve dhe me kënaqësi njoftojmë se kthimi bruto nga investimet për vitin 2016 ishte rreth 65 milionë euro.

Me këtë rast Bordi Drejtues shpreh vlerësimin se performanca e investimeve është tejet e kënaqshme, e cila njëkohësisht provon konsistencën e strategjisë investuese në fuqi, duke ofruar më shumë stabilitet dhe vjelje të mundësive investuese.

Më tej, vlerësuar në total kthimi bruto nga investimet e FKPK-së prej 2003-s e deri më 31 dhjetor 2016 ka arritur në rreth 316 milionë euro, ndërsa çmimi i aksionit për të njëjtën periudhë është ngritur për rreth 39%. Për vitin 2016 çmimi i aksionit është ngritur për 4,4%.

HW

“Ky rezultat nga investimet gjithsesi mbështetet në lëvizjen pozitive të tregjeve financiare për vitin. Edhe pse tregjet globale ishin nën efektin negativ të rezultateve të paparashikuara politike në Britaninë e Madhe rreth Brexit-it dhe zgjedhjeve për president në SHBA, përmirësimi i treguesve ekonomikë në nivel global, bashkë me ngritjen e çmimit të naftës, ndikoi pozitivisht në rikuperimin dhe ngritjen e tregjeve. Përveç performancës së investimeve, këtë vit kishim rritje rekorde të mjeteve nën menaxhim dhe kontributeve të arkëtuara. Gjithashtu FKPK-ja ka vazhduar me përmirësimin e shërbimeve ndaj kontribuuesve, duke zgjeruar shërbimin me katër banka komerciale për pagesën e pensioneve në faza, derisa numri i kontribuuesve njohu rritje domethënëse”, thuhet në komunikatë.

Aty më tej thuhet se në fund të 2016-s mjetet neto që FKPK-ja i kishte nën menaxhim u janë afruar vlerës së 1.42 miliardë eurove, ose një rritje prej 189 milionë eurosh nga fundviti i kaluar. Në rritjen e mjeteve nën menaxhim ndikuan: kontributet e reja me 152 milionë euro dhe kthimi nga investimet prej 65 milionë eurosh.

Ndërkohë për të njëjtën periudhë: për pension u shpaguan 19 milionë euro, për tarifa menaxhuese 6 milionë euro dhe u refonduan 2 milionë euro.

“Me rritjen e mjeteve nën menaxhim FKPK-ja angazhoi edhe tre asetmenaxherë shtesë gjatë vitit: ‘BNP Paribas’, ‘IP Parvest’, ‘Amundi dhe Schroders GDG’, me instrumente investuese në multiasete”, thuhet më tej në komunikatën për medie të FKPK-së. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.