UBT

Mjerimi ambiental nuk është ndryshe, pamje shqetësuese nga Gjilani Evropian

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Dikur ky park tek halla e sporteve frekuentohej nga shumë fëmijë, të moshuar, sportist dhe qytetar të tjerë. Tani parku ndodhet në gjendje të mjerueshme dhe pa përkujdesje.

Tek halla e sporteve ndodhet një park i dedikuar për argëtimin e fëmijëve dhe të tjerëve, i ndërtuar dhe i financuar edhe nga organizata të huaja. Dikur ishte park gjallërie e tani ky park është shndërruar në një kantier trishtimi i cili po jep një pamje dhe një mesazh të zymtë për qytetin që pretendon të njihet si “Gjilani Evropian”.

Eco Higjiena

Komuna e Gjilanit në rrafshin e ofrimit të shërbimeve publike për qytetarët, e ku hyjnë edhe parqet dhe hapësirat publike ambientale dhe gjelbëruese, kurrë më keq s`ka qëndruar.

Parku i qytetit në qendër të Gjilanit dikur ishte ajri dhe frymëmarrja e Gjilanit. Tani ky park ndodhet para kollapsit. Ngjashëm është edhe me parkun tek Halla e Sporteve. Mjerimi ambiental nuk është ndryshe./rajonipress/