HW

Mjeku shqiptaro – amerikan nderohet për vullnetarizëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Doktor Latifi filloi vullnetarizmin e tij që kur ishte student në shkollën mjekësore dhe gjatë periudhës së praktikës kirurgjikale.

Doktor Rifat Latifi, kirurg nga Arizona, nderohet për shërbimin mjekësor të njerëzve në nevojë. Ky është motivacioni i çmimit Pfizer Surgical Humanitarian, që mjeku shqiptaro – amerikan mori këto ditë nga Kolegji Amerikan i Kirurgëve.

Gjatë një ceremonie në Çikago, doktori u nderua për kontributin në ngritjen e telemjekësisë në zonat rurale të SHBA-së dhe në vendet e dala nga konfliktet apo fatkeqësitë.

Eco Higjiena

Sipas VoA ky është një çmim ndërkombëtar për vullnetarizëm që u jepet kirurgëve të cilët i kanë kushtuar një pjesë të konsiderueshme të karrierës së tyre ofrimit të kujdesit kirurgjik pa pritur ndonjë përfitim financiar.

Doktor Latifi filloi vullnetarizmin e tij që kur ishte student në shkollën mjekësore dhe gjatë periudhës së praktikës kirurgjikale, kur u përgjigjej pyetjeve të dëgjuesve në gjuhën shqipe në radio Zëri i Amerikës, në fillim të viteve 1990.

Pas një dekade të luftës në vitet 1990 që shkatërroi shëndetësinë dhe infrastrukturën arsimore në Kosovë, Dr. Latifi dhe ekipi i tij ngriti një qendër telemjekësie që përfshinte infrastrukturën teknike, një bibliotekë elektronike, dhe programe të edukimit virtual.
Qendra të tjera, pastaj, ai krijoi në Shqipëri dhe Afrikë, dhe tani quhen International Virtual E-Hospital (IVeH./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.