ARKATANA

Mjeku shqiptar thotë se në Gjermani është rritur numri i të infektuarve, por ka rënë ai i personave që vdesin si pasojë e COVID 19

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kujtim Pllana, mjeku shqiptar që punon në Gjermani, tha se edhe në këtë shtet gjendja epidemiologjike është e rëndë.

Megjithatë ai po thotë se ka rënë vdekshmëria e pacientëve nga COVID-19, ndonëse është rritur numri i të hospitalizuarve.

“Jemi në kulmin e valës së dytë. Dje është pranuar numri më i madh i pacientëve me COVID-19. Gjendja është pak a shumë e njëjtë sikur në fillim të pandemisë. Gjermania ka ndërruar mjekimin dhe medikamentet, prandaj pacientët kanë filluar të jenë më ndryshe se në valën e parë, por ka ende raste të rënda që përfundojnë me vdekje, por vdekjet janë më të vogla, por numri të shtruarve është më i madh. Problemi kryesor edhe në Gjermani është mbingarkimi. 39 mijë vende janë për trajtim intensiv dhe 3500 shtretër kanë qenë të zënë më pacientë të COVID-19”.

Por, ku qëndron Gjermania me vaksinën kundër koronavirusit?

HW

“Në Gjermani gjërat nuk merren me entuziasëm. Ne që jemi në vijën e parë të frontit kryjmë punën tonë dhe tjetra i takon shkencëtarëve. Vaksina e fundit është pritur mirë edhe për arsye se 90 për qind është efikase. Gjermania ka porositur 85 milionë doza. Në dhjetor mund t’i kenë disa për grupin e më të rrezikuarve. Vaksina duhet të ruhet në kushte të jashtëzakonshme dhe problemi është me temperaturën që duhet të ruhet, për të cilën duhet edhe të ndreqet infrastruktura e spitaleve”.

Pllana në Klan Kosova tha se edhe Kosova duhet të sigurojë vaksinën për vitin 2021, të paktën për ata që janë më të rrezikuar.

Sa iu përket masave, mjeku shqiptar tregoi se në Gjermani është e vendosur një bllokadë e moderuar prej 2 nëntorit dhe që përveç marketeve nuk punon thuajse asgjë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.