Mobi Casa

Mjeku shqiptar që u vlerësua si më i miri nga Mbretëresha e Suedisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në botë janë vetëm 27 mjekë të cilët kanë përfunduar këtë kurs, “Trajtimin e Demencës” ku shumica e tyre punojnë në Suedi.

Jemi njohur me histori suksesi në fushën e artit dhe politikës, por edhe mjekësia nuk mbetet pas.

Historia e radhës e suksesit është shënuar pikërisht në këtë fushë, ku shqiptari Vasil Pema, i cili jeton dhe punon si mjek në Suedi, ka përfunduar me sukses Masterin për trajtimin e demencës.

Aktualisht Vasili jeton dhe punon si mjek në Suedi, ndërkohë që ky master është i një niveli të rëndësishëm, sepse mbështetet nga vetë Mbretëresha e Suedisë përmes fondacionit “SilviaHemmet” dhe nga Instituti “Karolinska” në Stokholm, shkruan “the-living-media.com”.

Mobi Casa

Kësisoj, në ceremoninë e diplomimit, ka qenë vetë mbretëresha Silvia, e cila i ka dorëzuar diplomën mjekut shqiptar si edhe mjekëve të tjerë që kanë përfunduar me sukses këtë kurs, përcjell albinfo.ch.

Ky master është pjesë e specializimit si mjek psikiatër, specializim i dytë për Vasilin, pasi më herët ai ka përfunduar edhe specializimin si mjek familjeje.

Në të gjithë botën, janë vetëm 27 mjekë të cilët kanë përfunduar këtë kurs, “Trajtimin e Demencës” ku shumica e tyre punojnë në Suedi.

https://www.albinfo.ch/mjeku-shqiptar-qe-u-vleresua-si-me-i-miri-nga-mbreteresha-e-suedise/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.