Fundamenti

Mjeku përzë shqiptaren nga ordinanca sepse nuk dinte frëngjisht

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nerxhivane Murseli, është një shqiptare 58 vjeçare nga Kosova e cila prej 15 vitesh jeton në Zvicër, gjegjësisht në Yverdon-Les-Baigns (VD), ku flitet frëngjishtja. Emri i saj është bërë i njohur sot në kontekst jo të mirë. Mediat kanë raportuar se mjeku, specialist kardiovaskular, Christophe Bernard e ka përzënë shqiptaren nga ordinanca ku ajo kishte shkruar për të kërkuar shërim nga tromboza, shkruan blick.ch. Arsyeja: gruaja nuk di asnjë fjalë frëngjisht, arsyetohet mjeku.

Djali i Nerxhivanes, Enriko Murseli tregon për gazetën se ka qenë së bashku me nënën në terminin e parë te mjeku në fjalë, ku ai do të bënte rolin e përkthyesit. “Kisha shpresë se ai do të ndihmonte nënën time”. Por në vend të kontrollit, në ordinancë filloi zënka, transmeton albinfo.ch. “Kur mjeku e vuri re se nëna ime nuk dinte frëngjisht dhe se ne jemi nga Kosova, ai shpërtheu. Pasi kuptoi se sa vjet ishim në Zvicër ai bërtiti duke i thënë nënës se së pari duhej të bënte një kurs të frëngjishtes në Migros-clubschule e pastaj të vinte te ai.

Pas kësaj nënë dhe djalë lëshuan ordinancën, të tronditur dhe pa marrë trajtimin.

Fundamenti

Mjekut Bernard i kujtohet mirë incidenti, por ai nuk mund t`i kuptojë akuzat. “Kam qenë i habitur se si një paciente pas 15 vitesh në Zvicër ende nuk e njeh gjuhën tonë. Unë dua që me pacientët e mi të flas drejtpërdrejt dhe jo përmes përkthyesit”, përcjell albinfo.ch. Ai thotë se që nga kontakti i parë diçka nuk ka qenë në rregull. Ai madje dyshon për diçka: në sallën e pritjes ka qenë revista satirike “Charlie Hebdo”. Mjeku është i bindur se pacientja e tij myslimane dhe i biri kanë qenë të prekur nga kjo. “Sepse, ajo më quajti mua racist”.

Në fondacionin zviceran për mbrojtjen e pacientëve SPO thonë se mjeku nuk është sjellë plotësisht korrekt. Por kryetarja e SPO-së ka mirëkuptim për mjekun: “Te myslimanët shpesh gratë nuk guxojnë të tregojnë të gjitha para mjekut kur shoqërohen nga një familjar i tyre i gjinisë mashkullore. Për këtë arsye e kuptoj nëse mjeku ka dashur të flasë direkt me të.”

Pasi që ky incident është bërë i njohur për opinionin, mjeku Bernard i ka kërkuar falje kosovares përmes një letre që ka dërguar në adresë të saj. Për më tepër, ai i ka kërkuar pajtim, duke ia ofruar një trajtim mjekësor pa pagesë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.