RCCOLA

Mjeku nga Gjilani Ernad Kosumi fiton çmimin “Best Poster 2019” në WSS

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Sukseset e mëdha në arenën ndërkombëtare të mjekeve shqiptarë nuk kanë të ndalur me punimet e tyre voluminoze në sferat e ndryshme të mjekësisë. Një sukses të madh e ka arritur mjeku nga Gjilani, Ernad Kosumi, mjek në specializim në Gjinekologjinë Obstetrike si dhe është në studimet e Doktoraturës në Universitetin e Shkupit në Maqedoninë Veriore.

Mjeku Kosumi, në konkursin e organizuar nga ‘We Speak Science (WSS)’, i cili është një Institut Edukativ-Shkencor dhe i cili është themeluar në vitin 2014 nga dr.Detina Zalli e cila ligjëron në Universitetin e Harvardit dhe dr. Argita Zalli e cila ligjëron në Kolegjin Imperial në Londër, ka arritur të marrë vendin e parë në projektin kërkimor i cili ishte i bazuar në kancerin e gjirit dhe sëmundjen policistike të veshkave.
“Në këtë konkurs kanë marrë pjesë në mënyrë elektronike 1432 student nga mbarë bota nga ShBA, Britania e Madhe, Italia, Maqedonia e Veriut, Franca, Greqia, Finlanda, Holanda, Shqipëria dhe Kosova, në grupin tim kanë marrë pjesë Unë dhe Anthony Michaels ligjerus në Kolegjin e Harvardit, në këtë grup janë përfshirë edhe Jessica Grace, Prof.Dr.Hilmi Islami, Prof.Dr.Shpend Elezi, Dr.Sci. Milaim Kosumi, Rina Mehmeti e Veton Guraziu, ka qenë një staf i mrekullueshëm ku në mesin e shumë konkuruesve ishim më të mirët duke dëshmuar cilësi të larta në fushën e mjekësisë, e gjithë këtë e kanë përcjellur dhe vlerësuar një panel ndërkombëtar i shkencëtarëve dhe pedagogëve nga Universiteti i Harvardit të SHBA-së”, ka bërë të ditur mjeku nga Gjilani, Ernad Kosumi.

Eco Higjiena

Mjeku i ri gjilanas Kosumi, i cili ka një ardhmëri të ndritshme ka theksuar se kjo është një arritje e madhe.
“Së pari jam shumë krenar që në mesin e 1432 studentëve nga mbarë bota punimi ynë ishte përzgjedhë më i miri nga njerëzit me famë botërore të kësaj lamie të mjekësisë, kjo është e arritur shumë e madhe për shtetin e Kosovës dhe për pacientët e saj, jam shumë krenar që në ekipin tim janë përfshirë edhe mjekët shumë të dëshmuar siç janë, Jessica Grace, Hilmi Islami, Shpend Elezi, Milaim Kosumi, Rina Mehmeti e Veton Guraziu, të cilët kanë dhënë kontribut jashtëzakonisht të madh në këtë arritje të madhe në një konkurrencë mbarë botërore”.

Ernad Kosumi siç ka bërë të ditur nuk do të ndalet me kaq, ai ka theksuar se në të ardhmen e afërme do të merr pjesë në shumë konkurse të organizuara ndërkombëtare për të prezantuar edhe më denjësisht mjekësinë Kosovare dhe shtetin e Kosovës./rajonipress/