ARKATANA

Mjeku Ilaz Poroshtica dënohet me tre muaj burg efektiv

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Një gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka shqiptuar dënimin ndaj të akuzuarit Ilaz Poroshtica në kohëzgjatje prej 3 (tre) muaj burgim efektiv.

Gjykata gjeti se i akuzuari Ilaz Poroshtica, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendbanim në Gjilan, ka kryer veprën penale, trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.

Pasi që i njëjti me datë 10.10.2013 në kohë të pacaktuar në Spitalin Regjional në Gjilan në cilësinë e mjekut kryesor me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore të dëmtuarës F. K. nuk ka përdorur masat e nevojshme higjienike, në atë mënyrë që gjatë operacionit të dëmtuarës, gjatë mbylljes së plagës nga brendia nuk ka hequr të gjitha gazat, ashtu që një nga këto gaza nga mos kujdesi e ka lënë brenda plagës së të dëmtuarës.

United Hospital

Me datën 29.10.2013 është dashur të intervenohet në të dëmtuarën F. K. për të hequr këtë gazë nga plaga, për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore.

Të akuzuarit ka për të ju llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak. Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit në Prishtinë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.