ARKATANA

Mjeku i njohur infeksionist: Lani duart sa më shpesh, mbrojtja më e mirë nga koronavirusi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, ka ftuar qytetarët që të lajnë duart sa më shpesh si mbrojtja më e mirë ndaj viruseve, duke bërë thirrje për qetësi për të mos përhapur panik të panevojshëm.

“Kultura qytetare në sjelljen tonë në publik si dhe ndërgjegjësimi për higjenën personale e të mjedisit rrethues, janë dy hallka të rëndësishme si në parandalimin po ashtu edhe në kufizimin e rasteve me Covid-19. ‘Kushtojnë’ shumë-shumë pak por janë mjaft të efektshme”, shprehet mjeku i mirënjohur Tritan Kalo.

Fundamenti

Mjeku i mirënjohur ka ftuar qytetarët që të bëhemi të gjithë pjesë e përballimit të këtij risku duke i ftuar që të kuptojmë mesazhet që na vijnë nga specialistët e fushës së epidemologjisë.

“Sensibilizimi në këtë drejtim prej gjithsecilit prej nesh në mendimin tim, ndihmon më shumë se ironizimet sarkastike në prononcimet tona në FB….Para rrezikut iminent, teorizimet e shumta në këtë drejtim janë të pabukta…..Të kuptojmë qartë mesazhet që na vijnë si nga specialistët e fushave të Epidemiologjisë e Shëndetit Publik, Specialistët e Sëmundjeve Infektive si dhe të Urgjencave Mjeksore, e të bëhemi të gjithë pjesë e Përballimit të këtij risku, sikundër është mundësija e hyrjes së Covid-19 në Shqipëri….. Infeksioni nga Covid-19 është një formë tjetër e manifestimit të GRIPIT, por me rrezikshmëri më të madhe …..Mëndjekthjellët dhe Vullnetplotë uroj dhe shpresoj se do t’ia dalim!!!”, shprehet ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.