UBT

Mjeku i njohur Bekim Kastrati i bashkohet AAK-së në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Sot, rrugëtimit tonë politik në Aleancë në Gjilan, iu bashkua edhe Dr. Bekim Kastrati, njëri ndër mjekët më në zë në Anamoravë dhe më gjerë ka shkruar Nazim Gagica.

Postimi i plotë:

Dr. Bekimi i bashkohet një rreshti të gjatë mjekësh që kanë krijuar emër edhe përtej kufijve shtetëror e kombëtar e që janë pjesë e Aleancës.

Mobi Casa

Nuk ka asnjë dyshim që Aleanca në Gjilan tanimë është adresa e vetme e saktë e cila ka ide e plane për secilën sferë të jetës, qoftë në ekonomi, shëndetësi, arsim, sport, kulturë, infrastrukturë, në shërbime publike e kudo.

Aleanca mbetet e hapur për kuadro të reja në mënyrë që Gjilanit e Kosovës t’i japim më të mirën e mundshme, sepse kemi dëshmuar se përveç që duam e kemi vullnet, edhe dimë e ia dalim.
Dr. Bekim, mirë se vjen në Aleancë!