RCCOLA

Mjekët Shqiptarë nga Europa në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë; intervistë me kryetarën e mjekëve shqiptarë në Europë Aurora Dollenberg

/ 9 minuta lexim
Hidromorava

Temperaturat e larta të qershorit nuk i ndalën 3000 mantel bardhë të ndjekin ligjëratat e eksperteve më të njohur mjekësor nga vendi dhe Evropa

Intervistë me Kryetaren e Federatës Dr. Aurora Dollenberg
Edhe pse Qershori është muaji që paralajmëron vapë, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë sikur po i vihet në garë stinës së verës me aktivitetet e saja në vendet shqipfolëse se cila do ia kaloj shoqes. Vera me rrezet e diellit, e federata me rreze dije që këtë verë u organizoi tri konferenca shkencore dhe atë me 3 dhe 4 qershor në Tiranë, me 23 Qershor në Shkup dhe me 24 dhe 25 në Prishtinë. Që te marrim një informacion më të plotë rreth aktiviteteve të kësaj federate e lutëm për një intervistë kryetaren e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë zonjën Dr. Aurora Dollenberg që për lexuesit shqiptarë të shpalosë gjithë aktivitetin që kjo federatë zhvilloi gjatë muajt Qershor.

Hajriz Mamaj : Zonja kryetare me lejoni t’ju përgëzoj për këtë aktivitet të jashtëzakonshëm dhe me shumë interes për vendet shqipfolëse ku ju keni planifikuar ti mbani gjatë qershorit në tri kryeqytetet ku banojnë shqiptarët.

Dr. Aurora Dollenberg : Faleminderit për kohën që keni nda për të pasqyruar aktivitetin e federatës tonë dhe këtë intervistë nëse pajtohesh do e nisi me atë legjendën e prindit kur i ftonte fëmijët të jenë gjithmonë bashkë në çdo punë e veprim. Të ndarë nuk kishin rezultate po të bashkuar rezultatet nuk mungonin asnjëherë .Këtë ua ilustroi me shtatë thuprat. Një nga një thyheshin pa asnjë problem ,por kur i bëri bashkë të shtatat nuk arriti ti thëntë askush. Edhe ne si federatë aktivitetin e nisëm me pakë njerëz qysh para 16 vitesh si student të Fakultetit të Mjekësisë ,për të vazhduar aktivitetin edhe tani në Federatë dhe tani që na kaploi pandemia na bëri bashkë shumë mjekë nga shumë vende evropiane, punëtor shkencorë të fushave të mjekësisë dhe e bashkuam dijen dhe vullnetin që t’ju dalim në ndihmë me këshillat dhe përvojat tona të marra në vendet evropjane dhe ato ti bartim tek pacientet shqiptarë kuptohet në bashkëpunim me Institucionet e shteteve shqipfolëse nëpërmjet organizimit të Konferencave shkencore dhe pikërisht me 3 dhe 4 Qershor 2022 ne zhvilluam një Konferencë tejet të suksesshme dy ditore në Tiranë, ndërsa me 23 Qershor ishim në Shkup, e Prishtinën e lamë për në fund 24 dhe 25 Qershor për t’ia vënë qershinë mbi tortë aktivitetit tonë si falënderim për nismën e aktivitetit tonë në vitin 2018.

Foto nga Konferenca në Shkup

Hajriz Mamaj : Sa jeni e kënaqur me numrin e pjesëmarrësve në të tria këto kongrese. Keni bërë një analizë të numrit të pjesëmarrësve ,suksesit po pse jo edhe ndonjë pengese që ju ka dalë rrugës.

Dr. Aurora Dollenberg : Po. Patjetër që kemi bërë një analizë të aktivitetit tonë dhe numri i pjesëmarrësve na ka dhënë një motivim për punë të vazhdueshme në organizime të këtilla profesionale që neve si federatë na obligon të jemi pranë atyre që kanë nevojë për këshillat dhe arritjet shkencore në fushën e mjekësisë që në këto konferenca u prezantuan nga emra të njohur të mjekësisë shqiptare po edhe nëpërmjet të anëtarëve të federatës tonë nga shumë qytete evropiane ku ata punojnë. Në tersi sipas shërbimit tonë administrativë të cilin e drejton sekretari i përgjithshëm Gjergji Pashaj na rezulton se në Kongreset tona kanë marrë pjesë më se 3000 bluza të bardha.

Në Shqipëri në Kongresin që u mbajt me 3 dhe 4 qershor në Hotel Internacional Tirana ishin 900 pjesëmarrës. Në Shkup konferenca u mbajt vetëm një ditë me 23 qershor në Hotel Aleksandër Pallace ishin më se 650 mjekë dhe studentë të Fakultetit të mjekësisë dhe punëtor ndihmës mjekësor, ndërsa me 24 dita e parë e Kongresit u mbajt në Swis Daimond Hotel dhe dita e dytë në Kolegjin AAB me një pjesëmarrje të përgjithshme prej 1300 mantel bardhëve. Kur jemi këtu me lejoni të theksoj se në të tria këto vende kemi vënë edhe celulat e federatës duke zgjedhë edhe drejtuesit e degëve të cilët kanë shprehë gatishmërinë ti japin krahë aktivitetit tonë edhe në të tria këto vende shqipfolëse. Me këtë rast dua të përgëzoj kryetaren e degës për Tiranën zonjën Dr. Esmeralda Babamusta nga radhët e mjekëve dhe kryetaren e kryesisë së studentëve zonjën Sarah Ibërshimi si dhe kryetaren e degës në Prishtinë nga radhët e mjekëve Dr. Edita Sadriu ndërsa nga studentët mjekun e ardhshëm Erdi Rexha. Me një falënderim të veçantë do i falënderoj edhe kryesinë e sapo zgjedhur të degës së federatës në Shkup Dr. Genc Selmanin dhe studenten Arta Gashi për angazhim në Federatën e Mjekëve Shqiptarë në Evropë.. Në të tria vendet kontributi i tyre ishte i shkëlqyeshëm. I falënderoj nga zemra të gjithë, ngase gjithçka ishte në baza vullnetare.

Hajriz Mamaj : Zonja kryetare përmendet një numër të madh të pjesëmarrësve në Kongrese, mund të na tregoni se cili është faktori kryesor për një pjesëmarrje kaq të madhe. Organizimi i mirë, jehona e punës tuaj apo edhe emrat e ligjëruesve që punimet e tyre do i prezantojnë në kongres nga të dyja palët, nga ligjëruesit vendorë dhe ata nga vendet e ndryshme evropiane.

Dr. Aurora Dollenberg: Të themi të drejtën prapa nesh si federatë nuk qëndron asnjë medium informativ që do na bënte ndonjë pasqyrim të aktivitetit tonë, me përjashtim të Revistës Drini që i përcjell aktivitetet tona. Fuqia jonë kryesore e një pjesëmarrje kaq të madhe qëndron në dëshirën e madhe të djemve dhe vajzave shqiptare që kanë mërguar në vende të ndryshme të Evropës për të dhënë kontributin e tyre në fusha të ndryshme të mjekësisë si ekspert dhe në një formë t’ju falënderohen profesorëve të tyre nga të cilët kanë marrë njohuritë e para në fushën e mjekësisë e që numri i profesorëve në kongres nuk ishte i vogël .Po mbi të gjitha qëllimi i kongresit ishte këmbimi i eksperiencave tek gjeneratat nga ekspertët vendorë dhe ata ndërkombëtar nga radhët e mjekëve shqiptarë të edukuar jashtë Shqipërisë. Përfituesit kryesorë ishin studentët e mjekësisë të cilët për nga numri dhe interesimi ishin të shumtë.

Hajriz Mamaj : A mund të na veçoni ndonjë nga emrat e ligjëruesit që vërtet kanë lënë gjurmë tek pjesëmarrësit me arritjet e tyre në lëmit e tyre dhe me studimet dhe hulumtimet e bëra në vendet prej nga vinë ata.

Dr. Lumnie Kqiku, Dr.Aurora Dollenberg dhe pianistja Lule Elezi me ministrin Latifi

Dr . Aurora Dollenberg : Unë ndihem krenare të flasë në emër të gjithë atyre mjekëve specialistë që dijen dhe vullnetin e kanë bashkuar në federatë që në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë mjekësia shqiptare u përfaqësua nga drejtuesit më të lartë dhe ekspertët më të mirë që ka mjekësia shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Me këtë rast për lexuesit tuaj do përmendi emrat e të gjithë atyre që vërtet me punën e tyre na bëjnë krenar ku do që punojnë dhe veprojnë në Shqipëri apo Evropë. Zaten populli nuk e thotë kot atë fjalën popullore” Guri më rënd peshon në atdhe, por asnjëherë nuk e humb peshën kudo që ta vendosësh.” Përfitoj nga rasti në këtë intervistë të dhënë për ju zoti Mamaj të falënderoj për kontributin e dhënë dhe për prezantim me dinjitet arritjet shkencore mjekët:

Prof. Dr.Mira Rakacolli-Zv.Ministre e shendetesise

Dr. Skënder Brataj – Drejtor i Urgjencës Kombëtare Mjekësore QKUM

Dr. Adrian Fandi- Specialist i Urgjencës, CEO-“Fandi Clinic”

Dr. Fatmire Kollcaku Fatmire Mulhaxha Kollçaku

Dr. Shk Fatos Olldashi – Shef i shërbimit të neurokirurgjisë QSUT

Mr.Sc.Dr. Bujar Gjikolli – Radiolog Specialist, Klinika e radiologjis QKUK – SHSKUK

RCCOLA

Prof.ass.Dr. Afrim Shabani-Oftalmolog

Dr. Adela Perola – Mjeke Hematologe QSUT Tiranë

Dr. Denis Gjika – Drejtor i ASCKSHSH

Dr. Fadil Brovina-Specialist I Mjekësisë Interne-Onkologji, Nenkryetar AMFE-

Prof.Dr. Lumnie Kqiku – Specialiste e Dentologjis dhe Docente në Universitetin e Grazit

Znj. Arjetë Nezaj- Psikologe

Prof. Dr. Vedat Eljezi – Profesor i Anesteziologjisë

Dr. Negjyp Sopa – Gjinekolog/ Specialist i Infertilitetit.

Dr. Eda Harizi – Neurologe / Shefe e shërbimit të Neurologjisë (Durrës)

Dr. Naser Ahmeti Specialist i Mjeksisë Interne, (Hamburg)

Dr. Drita Bujari Specialiste e Neonatologjis, Pediatre

Dr. Ëngjëllushe Hasani – Kardiologe

Dr. Viola Fera (Halili) Mjeke ligjore- Instituti i Mjekësisë Ligjore Tiranë

Dr. Alisa Dudumi – Mjeke QKUM

Prof. Assc. Ilir Alimehmeti – Universiteti i Mjekësisë Tiranë

Prof. Dr. Bajram Hysa – Profesor-Universiteti i Mjekësisë Tiranë

Prof. Gani Bajraktari Profesor në Universitetin e Prishtinës

Dr. Blerim Berisha,miek i fushës së telemedicinës.

Dr. Isuf Bajrami-drejtor I Urgjences kombatere Kosove