Eko Higjiena

Mjekët shqiptarë në botë në shërbim online për pacientët shqiptarë

/ 3 minuta lexim

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë, tash e 6 muaj ka mbledhur nën një kulm mjekët shqiptarë në Evropë, për t’u vënë në shërbim të pacientëve shqiptarë kudo ndodhen në botë.

“Mjekët më të mirë të tubuar brenda shoqatës, janë duke bashkëpunuar dhe shkëmbyer eksperiencat mes tyre, ndërsa kanë vënë në shërbim potencialin e tyre akademik, profesional e njerëzor për shqiptarët në nevojë kudo në botë por edhe për ata brenda trojeve etnike shqiptare”, tha për Radio Kosovën, Dr. Elona Meta Haubrich.

Dr. Elona, e cila drejton Federatën e Mjekëve Shqiptarë në Evropë, me seli në Ëolfenbüttel, në rajonin e Hanoverit, në Gjermani, tha se në bazë të të dhënave që kanë, në të gjithë Evropën, profesionin e mjekut e ushtrojnë 3 mijë mjekë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

“Qëllimi i bashkimit mes tyre, thotë ajo, është që me eksperiencën profesionale, t’u dalin në ndihmë shqiptarëve në këtë kohë pandemie të shkaktuar nga virusi Korona”.

“Pandemia e covid 19, nxori në pah edhe më shumë domosdoshmërinë dhe nevojën për mjekët dhe stafin medicinal në përgjithësi” thekson ajo.

“Tani kur kontakti fizik është bërë i pamundur, është hapur një mundësi tjetër, ajo e kontaktit online me mjekët e Federatës”, thotë dr. Elona.

RCCOLA

“Falë avancimit të teknologjisë, Federata ka integruar në faqen e saj zyrtare në internet, një platformë online për konsulta falas në 27 vendet e Evropës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thekson ajo, teksa shto se “mbi 100 mjekë specialistë nga fusha të ndryshme japin këshilla dhe përgjigje, varësisht nga interesimi i pacientëve, që i kërkojnë ata në platformën online”.

“Gjithçka mundësohet në kohë reale dhe mjafton që pacientët shqiptarë kudo në botë të futen në faqen e Federatës së Mjekeve Shqiptarë në Evrope: https://amfe-federation.eu/konsulta/mjeku-europe/ për të marrë menjëherë përgjigje lidhur me shqetësimet shëndetësore që kanë.

Dr Elona, tha se deri më tani, janë qindra qytetarë që i janë drejtuar konsultave online.

Sipas doktoreshës Elona Meta Haubrich, pyetjet më të shpeshta janë rreth situatës dhe përhapjes se koronavirusit në shtetet e ndryshme. Sidomos, nga pacientët janë kërkuar këshilla lidhur me stresin e shkaktuar si pasojë nga gjendja e karantiminit.

“Por, ka edhe nga ata që kanë patur kërkesa për këshilla rreth sëmundjeve të tjera që kanë, apo që janë ndeshur përgjatë periudhës së izolimit”, ka theksuar për Radio Kosova, doktoreshë Elona Meta Haubrich, drejtuese e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë.

Autor: Fadil Gashi