Uji Dea

Mjekët përtacë nuk u bëjnë vende në QKUK fëmijëve të sëmurë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Epidemia e një virozi e ka gjetur të papërgatitur Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.Shërbimi kryesor për shëndetin e fëmijëve në Kosovë ka raste kur ua mbyll dyert pacientëve të sëmurë, për shkak se kjo klinikë nuk po ka kapacitete që të trajtojë secilin pacient që ka nevojë të shtrihet në QKUK.

Fluksi i madh i pacientëve e ka obliguar klinikën që të kërkojë nga mjekët e Emergjencës që të seleksionojë pacientët se kush të shtrihet ose jo në këtë qendër.

RCCOLA

Por përveç rritjes së rasteve kur pacientët kanë nevojë për hospitalizim, krizë në Pediatri po shkakton edhe papërgjegjshmëria e mjekëve.

Një gjë të tillë e ka pranuar, drejtori i Klinikës së Pediatrisë, Muharrem Avdiu, i cili ka thënë se “mjekët po përshtaten me pacientët e vjetër dhe se po përtojnë të pranojnë pacientë të rinj”. /koha/