Eko Higjiena

Mjedrat pastrojnë vrerin, forcojnë zemrën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Të pasura me vitamina dhe minerale, mjedrat janë frutat e malit më të shëndetshmet. Pos se largojnë temperaturat, këto fruta të lëngshëm nxitin djersitjen, pastrojnë vrerin, nxitin hedhjen e rërës nga veshkat, forcojnë imunitetin dhe zemrën, normalizojnë pasqyrën e gjakut.

Në kozmetikë sidomos preferohen për kujdesin ndaj lëkurës së yndyrshme,e duke shtuar një vaj të caktuar bimor, përdoren për përgatitjen e maskave për lëkurë të thatë dhe të dëmtuar.

Uji Dea

Të pasura me vitaminën C, mjedrat sigurojnë piling mekanik kimik, ndërsa që shërbejnë edhe si preparat për zbardhjen e tenit. Frutat e shtypur e të freskët përdoren për masazh të trupit.

Me këtë rast, farat e mjedrave në mënyrë mekanike largojnë qelizat e vdekura, derisa masa tjetër e mjedrave ushqen dhe rigjallëron lëkurën. Mes tjerash, aroma e këndshme ndikon si qetësues në mbarë organizmin dhe largon nervozizmin.