Hidromorava

Mjedrat, ilaç për shumë sëmundje

/ 1 minutë lexim

Mjedrat posedojnë sasi të paktë të kalorive dhe shumë fibra, që janë ideale në luftën kundër mbipeshës. Këto bimë me ngjyrë të ndezur janë fruta të shijshme dhe të ëmbla.

Pos se janë burim i mirë për vitamina C, mjedrat përmbajnë edhe fitokemikale të dobishme dhe acide, që ndihmojnë në luftën kundër tumorit. Gjethet e mjedrës përmbajnë acide organike, taninë dhe flavonoide, që përdoren për shpëlarjen e gojës, si dhe për shërimin e sëmundjeve të sistemit tretës dhe atij kardiovaskular. Fryti i mjedrës është i shkëlqyeshëm në luftë kundër viruseve dhe uljes së sheqerit në gjak, derisa shurupi i mjedrës forcon zemrën.

Hidromorava

Në përgjithësi, mjedra është përplot me antioksidues dhe do të duhej të jetë pjesë e përditshmërisë sonë. Ta dallosh mjedrën është shumë e lehtë. Me rëndësi është ta dalloni atë që nuk kanë pjesë të gjelbra, që do të thotë se nuk janë pjekur, ndërsa që do të ishte mirë t’i konsumoni të freskëta.