UBT

Mjalti të shndërrohet në ushqim ditor

/ 3 minuta lexim
HIDROMORAVA

Gjilan – Metush Maksuti bletar nga Cërrnica e Gjilanit thotë se po të investohej në mënyrë profesionale në sektorin e bletarisë përfitimet do të ishin shumë të mëdha. Nazmi Rapuca drejtor thotë se mjalti ka veti çudibërëse dhe është mirë të konsumohet në çdo tryezë familjare.

Komuna e Gjilanit ka mbi 2500 shoqëri bletësh dhe mbi 100 bletar që merren aktivisht me këtë profesion. Por jo të gjithë e kanë fatin e mirë që të përfitojnë nga ky sektor tejet i vlefshëm në fushën e bujqësisë.

Metush Maksuti nga Cërrnica e Gjilanit ka krijuar një traditë të mirë në kultivimin,rritjen dhe shumimin e bletëve,që nga këto krijon mjaltë të cilësisë së lartë. Maksuti me profesion është policë komunikacioni,por punën e bletarit thotë se e ka traditë familjare.

Ai thotë se bletaria është një profesion që donë saktësi dhe përgjegjësi.”Mjalti ka veti shëruese dhe dobiprurëse për të gjitha kategoritë familjare. Do të duhej që mjalti të shndërrohej në ushqim të përditshëm,ashtu siç ndodhë të servohet në familjet më të avancuara dhe edukuara evropiane. Po të investohej në mënyrë profesionale në sektorin e bletarisë përfitimet do të ishin shumë më të mëdha”shprehet ai .

Mobi Casa

Maksuti thotë se në këtë vit shpreson t`i prodhojë rreth 1 tonë mjaltë ku nga shitja e saj përfiton mbi 9000 euro ku edhe mirëmban familjen. Aktualisht thotë se ka 100 shoqëri bletësh dhe kërkon nga Komuna që të ndihmojë jo vetëm atë,po të gjithë bletarët me pajisje për zhvillimin e saj në fushën e trajnimit dhe edukimit të bletarëve.

Pastaj subvencionet qoftë nga Komuna apo nga ndonjë organizatë e huaj janë tejet të dobishme. Maksuti thotë se urgjente për bletaret është nevoja që ata të kenë mundësi ta bëjnë paketimin e mjaltit në kriteret profesionale që parasheh edhe Bashkimi Evropian..

Edhe, Nazmi Rapuca drejtor i bujqësisë në Gjilan tha se vetë fakti që mjalti ka veti çudibërëse e vlen që në këtë sektor të kemi një përqendrim më të theksuar. Rapuca tha se kanë arritur që të ndihmojnë bletarët e Gjilanit qoftë përmes trajnimeve profesionale, por edhe vizitave të ndryshme.

Sipas, Rapucës, 10 bletë vlejnë sa një lopë qumështore dhe këtu qëndron leverdia e këtij ushqimi. “Mjalti duhet të përdoret si ushqim ditor sepse ka veti shëruese dhe ndikon pozitivisht tek të gjitha grupëmoshat” .Rapuca thotë se në të ardhmen Ministria e Bujqësisë duhet ta subvencionojë edhe bletarinë, sikurse që po subvencionon blegtorinë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: