KKVITI

Mjalti që shëron plagët dhe infeksionet

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Mjalti është prej kohësh i njohur për veprimin e tij çudibërës dhe ndikimin pozitiv që ka në shëndetin tonë. Mirëpo, disa kërkime të kohëve të fundit kanë zbuluar të ashtuquajturin “super-mjaltë”, i cili ka veprim shumë më të fuqishëm se ai i zakonshëm.

Në fakt, “fuqia” e tij lidhet me shërimin e disa llojeve të plagëve dhe infeksioneve tek njerëzit. Testimet në një periudhë njëvjeçare i ka bërë një grup i shkencëtarëve amerikanë dhe pas shumë provave që janë bërë tek foshnjat, gratë gjidhënëse, pacientët me karcinom si dhe tek personat e moshuar, erdhën deri tek rezultatet mahnitëse.

Mobi Casa

Gratë të cilat kanë pasur problem me infeksionet nga prerja cezariane, duke iu falënderuar këtij mjalti, janë shëruar për vetëm disa ditë, kurse periudha e njëjtë e shërimit është nevojitur edhe tek personat të cilat kanë qenë me plagë dhe infeksione të shkaktuara nga pickimi i shumë insekteve.

Ky lloj mjalti ka hasur në aprovim të menjëhershëm nga shumë organizata shëndetësore, mirëpo ende nuk mund të gjendet në tregun e lirë.