Mjalti i shtogut, ilaç me shije natyrale

Që moti, njerëzit shtogun e kanë përdorur për të shëruar sëmundje të ndryshme – inflamacionet, gripin, problemet me tretjen, mbajtjen e ujit në trup, për forcim të imunitetit, për pastrimin e trupit nga helmet. Shtogu është i pasur me flavonoide, antioksidues.
MJALTI NGA SHTOGU
Kavanozin ta mbushni me gjethet e shtogut, më pas i mbuloni me mjaltë vendor, i përzieni paksa, e mbyllni kavanozin dhe e lini të qëndrojë në temperaturë të dhomës për tre deri shtatë ditë. Më pas e procedoni mjaltin, ajo që keni fituar është mjalti me shije intensive që mund ta shtoni në çaj. Mjalti nga shtogu ka qëndrueshmëri të gjatë, mund ta ruani sasinë derisa ta shpenzoni.
(Kosova Sot)