Fundamenti

Mjalti “i ëmbël” edhe për lëkurën

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Është i ëmbël kjo dihet, por nuk është vetëm kaq. Mjalti është me të vërtetë i mirë jo vetëm për të ëmbëlsuar ushqime e pije, por edhe për të garantuar lëkurë të shëndetshme.

Karakteristikat e tij janë të shumta. Le të zbulojmë së bashku të mirat që na ofron për lëkurën tonë.

Mbrojtës dhe antibakterial

Mjalti na garanton një mbrojtje të ëmbël. Ai vepron si një lloj mburoje në shërbim të lëkurës kundër sulmeve të agjentëve atmosferikë. Karakteristikat e tij antibakteriale dhe antimikotike janë të shumta.

Hidratues dhe ushqyes

Mjalti i siguron lëkurës edhe dozën e duhur të hidratimit. Ai ushqen në thellësi lëkurën duke i garantuar një nivel hidratimi të qëndrueshëm. Këshilla është të përhapni në fytyrë dy lugë çaji me mjaltë, i cili të jetë ngrohur pak në avull. Veproni njësoj sikur të përhapni një krem.

Kundra plakjes

Mjalti vepron kundra plakjes, prandaj largojeni mendjen nga bisturitë. Janë
të shumtë shoqëritë farmaceutike dhe kozmetike që e kanë shfrytëzuar mjaltin në produkte kundra plakjes.

Aleat në shërim

RCCOLA

Nëse keni plagë, mjalti mund të vlerësohet si një mbështetje e mirë për shërimin e tyre. Gjithashtu mjalti mund të përdoret kundër pickimeve të insekteve, skuqjeve apo irritimeve të lëkurës.

Pastërti e garantuar

Përzierja e duhur mes mjaltit, vajit të ullirit, limonit dhe bikarbonatit garanton një pastrim të shkëlqyer të lëkurës. Mjalti është protagonist ideal
për ta përdorur për pastrimin javor të lëkurës. Ai i jep asaj shkëlqim dhe ngjyrë.

Anti-akne

Mjalti mban larg agjentët e jashtëm përgjegjës për aknet si dhe është mjaft efektiv kundër puçrrave.

Energjik dhe tonifikues

Shkëlqim i ri, ngjyrë dhe energji e re për lëkurën – ja efekti i trefishtë që garanton mjalti sidomos kur bëhen maska javore. Ja një recetë për të gjithë: mjaltë, miell tërshëre, një lugë ekstrakt sherbele si dhe një e verdhë e vezës.

Armik i celulitit dhe fryrjes

E çuditshme por e vërtetë! Një produkt i ëmbël që mund të luftojë armikun numër një të grave, celulitin. Mjalti e lufton celulitin duke e ngrënë. Konsumimi i tij në vend të sheqerit është zgjidhja më e mirë. Po kaq funksional është nëse përdoret edhe kundra fryrjeve dhe rëndesës. Nëse bëni një banjë me ujë të vakët të cilës i shtoni pak mjaltë, qumësht, vanilje dhe dru sandali, atëherë do të ndiheni më mirë.Femina.al