ARKATANA

Mjaltë dhe qumësht kundër pagjumësisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pagjumësia mundet të shërohet nëpërmes rrugëve natyrale pa përdorur asnjë lloj tablete.

Një gotë me qumësht të nxehtë dhe mjaltë është receta ideale kundër pagjumësisë dhe nëse para gjumit ndieni uri më së miri do të ishte që të hani disa ushqime që janë të pasura me karbohidrate, siç janë buka integrale, produkte nga mielli apo farëra, të cilat mund t’i kombinoni me mish gjeli deti, tune dhe jogurt, përcjell “Zeri.info”.

Personat që lëngojnë nga çrregullimet e gjumit do të duhej që gjatë vaktit të fundit të ditës të shmangin djathërat e fortë, peshkun e thatë, të kripur apo të konservuar, sallamet, mishin e thatë, lakrën e thartë, trangujt e konservuar, ullinjtë, çokolatën dhe spinaqin.

Eco Higjiena

Ushqimet e përmendura përmbajnë tiraminë, molekula e cila stimulon lirimin e norepinerfinës, stimuluesin e trurit i cili na mban zgjuar.

Kafja dhe alkooli nuk është e nevojshme as të përmenden.

Në vend të antidepresivëve dhe gjërave ndihmëse për gjumë, ndryshimi i kombinimit të ushqimit tek vakti i fundit (darka) do të ndikonte pozitivisht në kualitetin e gjumit. Borziloku dhe sherbela ndikojnë krejtësisht ndryshe nga mëlmesat tjera dhe kanë ndikim të butë qetësues./Zeri.info/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.