“Miu në Xhep” para dashamirësve në komunën e Bujanocit
Gjilan – Për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, teatri Aleksandër Moisiu nga Kamenica, shfaqi komedinë “ Miu në Xhep” me regji të Muharrem Hodës dhe tekst të Hevzi Sylejmanit.
Regjisori Muharrem Hoda ka thënë se mikpritja në komunën e Bujanocit ishte vëllazërore si dhe me pjesëmarrje të shumtë të artdashësve.
Ndërsa, rolin e aktorit Dashurim Saqipi, pjesëmarrësit e pritën me shumë duartrokitje./rajonipress/