RCCOLA

Mitroviq sërish përjashtohet nga seanca, tregohet trim dhe nuk e braktisë sallën?

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Valentina Bunjaku tha se në konsultim me shefat e grupeve është vendosur për përjashtimin e Serxhan Mitroviqit nga seanca.

Ky përjashtim sipas saj bëhet me kërkesën e këshilltarëve komunal ka sqaruar Bunjaku meqë i njëjti ka pranuar pozita të strukturave paralele. Mitroviq duhet të zëvendësohet me një këshilltar tjetër sqaroj Bunjaku.

Mobi Casa

“Mitroviq ka shkaktuar rrëmujë dhe unë e hedhi në votim për përjashtimin e tij”. Me shumicën absolute të votave Mitroviq është përjashtuar, por nuk e ka liruar sallën edhe pas lutjes së Bunjakut që ai të lirojë sallën dhe të lë Kuvendin të kryejë punën e tij.

Bunjaku është detyruar të japi 30 minuta pauzë./rajonipress/