Mobi Casa

Mitchell: Të gatshëm të bisedojmë me BE-në për gjetjen e zgjidhjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ndihmëssekretari amerikan i shtetit, Wes Mitchell, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të hapur të diskutojnë me partnerët e Bashkimit Evropian një propozim për zgjidhjen e çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit.

Këto deklarime Mitchell i ka bërë gjatë një takimi me kryeministren serbe Ana Brnabic në New York, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Uji Dea

Mitchell ka thënë se SHBA-ja e mbështesin vazhdimësinë e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me shpresën se ky proces do të sjellë një zgjidhje politike përfundimtare.

Në New York ku po mbahen sesionet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara po merr pjesë edhe një delegacion nga Kosova. /Express