UBT

Misterioziteti i financimit të partive

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partitë politike po vazhdojnë të mos tregojnë se sa do të shpenzojnë gjatë fushatës. Përjashtim në këtë mes ka bërë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka njoftuar se për zgjedhjet e tetorit ka paraparë të shpenzojë mbi 500 mijë euro. Vlerësohet se përveç buxhetit të ndarë nga shteti partitë pranojnë edhe donacione të atilla, të cilat nuk i raportojnë fare.

Subjektet politike po vazhdojnë të jenë jotransparente sa i përket mënyrës së financimit dhe shpenzimeve para zgjedhjeve. Përpos buxhetit të shtetit (mbi 4 milionë euro), i cili ndahet secilin vit për partitë e përfaqësuara në Kuvend, këto parti financohen edhe në forma të tjera.

Nga LDK-ja nuk kanë dhënë detaje rreth kësaj çështjeje, vetëm kanë deklaruar shkurt se financohen sipas ligjit.

Hidromorava

Ndërkaq, derisa zyrtarë të PDK-së dhe të AAK-së kanë pohuar se mund të pranojnë fonde nga përkrahës të subjekteve të tyre, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë të ditur për “Zërin” se përgjatë fushatës zgjedhore do të shpenzojë 565 mijë euro në total.

Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se partitë medoemos do t’i publikojnë raportet për financim dhe shpenzime gjatë fushatës. Por sipas tyre, problem kyç vazhdon të mbeten donacionet, të cilat partitë i pranojnë përmes parave të gatshme, jo përmes llogarive bankare. Këto shpenzime sipas tyre nuk raportohen fare nga subjektet politike, rrjedhimisht nuk u dihet as burimi./zeri/