Miss Zvicra: Eliminohet Anita Mustafa

/ 2 minuta lexim

Bukuroshja shqiptare, Anita Mustafa, kandidate për të fituar kurorën e më të mirës së Zvicrës, mbrëmë është diskualifikuar nga gara.

Zgjedhja e Miss Zvicra 2013 ka një metodë të veçantë të përzgjedhjes, ku juria, me në përbërje Christa Rigozzi, Nadine Vinzens dhe Fiona Hefti, duhet ta dërgojnë në shtëpi çdo javë nga një konkurrente për Mis Zvicra 2013.

Dhe e eliminuara e radhës ishte pikërisht vajza me prejardhje kosovare. Sipas arsyetimit të jurisë, Anita është ende e re dhe nuk ka arritur të përmbush pritjet e tyre.

RCCOLA

Anita ka mbetur e befasuar me vendimin kaq të hershëm për të përfunduar garën, por ka thënë se tash do t’i kthehet jetës normale.

“Tani unë do t‘i kthehem gjimnazit dhe praktikës me fëmijët me aftësi të kufizuara. Unë jam shumë e vogël për modele”, thotë bukuroshja shqiptare nga pjesa frankofone e Zvicrës.

Si do që të jetë, Dorina Podrimja dhe Heidi Lushtaku janë dy shqiptaret tjera që do të vazhdojnë të konkurrojnë për kurorën e mis Zvicrës, finalja e të cilës do të zhvillohet më 8 qershor. (albinfo.ch)