Uji Dea

“Miss Bikini Universe”, Lobon për Pavarësinë e Kosovës

/ 3 minuta lexim

E para që hyri në terminalin e ri të Aeroportit të Prishtinës sot, ishte bukuroshja kosovare, Sidrita Sadikaj, e cila e ka përfaqësuar Kosovën në “Miss Bikini Universe”, çmim të cilin e fitojë në Kinë. Përveç, këtij çmimi, kostumi i saj është zgjedhur ndër tre më të bukurit në botë. Por mbi çmimet, ajo ka një qëllim tjetër, lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sadikaj në një intervistë për Kosovapress, ka thënë se në Kinë është pritur shumë mirë dhe e vlerëson si eksperiencën më të mirë të saj dhe më të favorshme, pasi kësaj radhe është zgjedhur në mesin e pesë vajzave më të bukura në botë. Kurse, veshja kombëtare kosovare të cilën e ka prezantuar është zgjedhur ndër tri veshjet më të mira në botë.

Sadikaj, ka theksuar se tani ka përfunduar edhe fotot për kalendarin e Miss Bikini.

“Në Kinë kam kaluar shumë mirë ishte një pritje shumë e mirë, kam pasur oferta pune dhe jam zgjedhur në top pesëshe, kostumi i Kosovës është zgjedhur ndër tre më të bukurit në botë dhe jam imazhi i Miss Bikini Universe dhe sapo mbarova kalendarin e miss bikini”, ka thënë Sadikaj.

Bukuroshja kosovare, kësaj radhe për herë të dytë e ka përfaqësuar Kosovën në Kinë. Ajo ka thënë se është ambasadore e bukurisë së Kosovës, dhe e përfaqëson Kosovën edhe në vende të tjera me qëllim që të kontribuoj në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet të cilat nuk e kanë njohur ende.

ArKatana

“Unë që në 2011 jam ambasadore e bukurisë së Kosovës, do me thënë përfaqësoj Kosovën në vendet jashtë Kosovës, në Kinë, Maqedoni dhe vende të tjera. Është hera ime e dytë që e përfaqësoj Kosovën në Kinë dhe këtë herë ishte mrekulli…Unë kam shpalosur për herë të dytë flamurin e Kosovës në Kinë në disa vende të ndryshme të Kinës në Pekin, Tajlandë, tani do iki kam një ofertë tjetër dhe shpresoj që sa më shpejt Kina ta njoh Kosovën”, ka shtuar ajo.

Sadikaj, gjatë intervistës ka shpalosur edhe planet e saj për ditët në vijim. Ajo ka thënë se në dhjetor do ta përfaqësoj Kosovën në Turqi në Miss Glob Internacional.

“Kam plane për muajin tjetër. Muaji tjetër është për në Tajvan që më kanë ofruar në një kompeticion tjetër, pastaj në dhjetor jam në Turqi për një event tjetër në Miss Glob Internacional dhe shpresoj që ta përfaqësoj Kosovën sa më mirë atje”, ka pohuar Sadikaj.

Edhe menaxheri i saj, Shpejtim Zejneli, ka thënë se Kina është një vend me kulturë dhe nuk kanë pasur probleme sic kanë pasur probleme vajzat e tjera në Rusi.

Ndryshe, për veshjen e Miss Bikini Universe është përkujdesur Susana Susuri. Ndërsa edhe njerëzit që i ka pasur afër dhe i ka falënderuar Sadikaj, janë menaxheri i saj Shpejtim Zejneli dhe fotografi Shkëlzen Regja./Kosovapress/