Fundamenti

Nisrine Tali, bibliotekës së qytetit ia dhuroi 2.000 libra të bibliotekës personale të burrit të saj, Enver Tali…

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ditë më parë, kur Biblioteka e qytetit, Gjilanit, shënoi 80-vjetorin e ditëve të para të punës, e cila njësi e kulturës ishte herët nën ombrellën e Qendrës së Kulturës, të qytetit, aty në moshë të shtyrë u gjend edhe Nisrine Tali, profesoreshë e artit figurativ në një kohë të hershme në ish- Shkollën Normale “Skënderbeu” të Gjilanit. Ajo u gjend dhe nga të gjithë u respektua si një e intelektuale e një kohe, e cila, siç dëgjuam shumë fjalë miradije nga ish nxënësit e saj, ajo ka shkëlqyer në procesin edukativo- arsimor. Jo vetëm kjo.

Nisrine Tali, tash bijë e Preshevës dhe, ma vonë nuse e Gjilanit, ishte e martuar për Enver Talin, një veprimtar i shquar i një kohe. Ajo (Nisrina), ndonëse në moshë, u gjend paksa e lodhur në manifestimin e bibliotekës në fjalë për të konfirmuar fjalën se, 2.000 vepra të bibliotekës personale të burrit të saj, Enver Talit, tash i ndjerë, ia dhuron bibliotekës së qytetit, Gjilanit. Ky është gjesti i saj i rrallë i një intelektuale, e cila, edhe në këtë kohë të lodhshme të saj, erdhi nga afër ta nderojë manifestimin e shënuar në fjalë, njëherit dhe ta përcjellë në vend amanetin e burrit të saj, Enverit. Ishte një rast emocionues dhe prekës, për faktin se, u ngrit në këmbë dhe plot buzëqeshje e tha fjalën që pati. Me këtë rast, të gjithë pjesëmarrësit e kësaj date të shënuar, duartrokitën për gjestin e saj të rrallë. Lotët e këtij momenti nuk u ndalën zvarrë…

Edhe i pari i Gjilanit, z. Lutfi Haziri, është afruar tek Nisrine Tali, të cilën e falënderoi nga zemra për gjestin e saj, e cila ka përcjell amanetin e burrit të saj Enverit, që bibliotekës në fjalë t’ia dhurojë 2.000 libra nga biblioteka personale e tij.
“Zonja e nderuar, Nisrine, shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj nga zemra për këtë dhuratë shumë të çmuar, njëherit, pjesëmarrja e juaj, sot, shumë po na nderon në këtë eveniment kulturor. Zoti të dhashtë shëndet! Ju faleminderit për respektin dhe veprat e çmuara të juaja si familje!”, u shpreh kryetari, z. Haziri.

ARKATANA

Ndërsa, Zeqir Fazliu, poet dhe ish nxënës e Nisrinës, tha se, kjo profesoreshë e një kohe e Normales, e viteve 1960/61, ka qenë një shembull i rrallë e punëtores me ditar në dorë. “I ka pasur hije puna, qëndrimi dhe pedanteria e mbajtjes së orës mësimore. Vinte pedante dhe na ipte me vullnet lëndën e artit figurativ. I njihte “sendet” e kësaj lënde, ku na bënte për vete dhe na sjellte në botën e ngjyrave, pikturave, peizazheve, akuareleve dhe formave të tjera të artit. Pra, si ka shtuar Zeqir Fazliu, -kjo ka qenë punëtore e madhe e shkollës shqipe.

Edhe Reshat Ramadani (1939), profesor në moshë, tha se, Nisrinën e kam njohur më pak se burrin e saj Enver Talin. Enverin e kam njohur më shumë në aktivitetet kulturore. Ai ka qenë i angazhuar atë kohë në shoqëritë kulturor-artistike. Ndërsa, Misrine Tali, ka qenë një profesoreshë me dije. Ka punuar me një përgjegjësi dhe ka pasur vullnet pune. Ka qenë e sjellshme dhe, edhe sot po më kujtohet figura e saj që vinte në punë krenar e përgatitur për orë mësimore”.

Të shtojmë edhe këtë se, Nisrine Tali, atë ditë “feste”, mezi ecte me përcjellje të dy familjarëve të saj. Ajo tash e shtyrë në kohë, mbi 80-vjeçare, ishte ardhur për të parë nga afër këtë përvjetor të bibliotekës së qytetit, e cila, edhe në këtë lodhje të saj nga koha, mezi fliste pak për vete e për të tjerët. Tek fytyra e saj shihej një buzëqeshje me “dhimbje” për kohën që po ikën, por e gëzuar se po kalon jetën të qetë në këtë moshë të ndihmuar nga të afërmit e saj. Nisrine Talit i uruam shëndet dhe jetë të gjatë. Ajo mezi na ktheu fjalën, “Ju faleminderit”!tefik selimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.