GRANDEMALL

Misioni kundër Thaçit president

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Disponimi brenda LDK-së kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit vazhdon të rritet. Pas qëndrimit të disa nëndegëve të kësaj partie, kundër mbështetjes së kreut të PDK-së për postin e të parit të shtetit, kanë dalë edhe deputetët e pavarur. Në LDK s’e mohojnë mundësinë që ta qesin në organet e partisë vazhdimin e koalicionit me PDK-në.

Kohëve të fundit është rritur dukshëm disponimi i votuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që po e kundërshtojnë zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e presidentit. Disa nëndegë të LDK-së, por edhe ish-kandidatë për deputetë nga kjo parti, po kërkojnë nga përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës, që të mos e mbështesin kreun e PDK-së të zgjidhet president. Por, kjo kërkesë nuk po i shqetëson zyrtarët e LDK-së që ta mbështesin Thaçin, edhe pse pranojnë se kjo çështje do të diskutohet në instancat e partisë.

Uji Dea

Deri më tani kundër Hashim Thaçit ka dalë nëndega e LDK-së në “Ulpianë”, nëndega “Tophane2”, në Prishtinë (pjesë e degës IV e LDK-së), nëndega në Miresh, të cilat kanë marrë vendim që të mos mbështetet Thaçi për president.

Kryetari i nëndegës “Tophane2”, Ergyn Janjevaliu, ditë më parë i ka thënë “Zërit” se pas takimit të kryesisë së kësaj nëndege kanë vendosur t’u drejtohen organeve të partisë dhe deputetëve të LDK-së, që të mos votohet ish-kryeministri Thaçi për postin e presidentit. “Kemi sjell një vendim me një kërkesë, duke iu drejtuar edhe organeve qendrore të LDK-së dhe deputetëve të LDK-së në Parlamentin e Kosovës: Në asnjë formë dhe asnjë mënyrë të mos e votojnë Hashim Thaçin për president të Kosovës”, kishte deklaruar ai, duke shtuar se nuk i besojnë Thaçit që nëse zgjidhet president i Kosovës nuk do ta prishë koalicionin pas një kohe shumë të shkurtër./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.