Eko Higjiena

Misioni i ‘Peshqve të vegjël’

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhjetë vjet më parë erdhi në Kosovë me zotimin për kapjen e “Peshqve të mëdhenj” të krimit të organizuar e të korrupsionit. Megjithatë, tani kur ka mbetur edhe një muaj deri në përfundimin e këtij misioni “Peshqit e mëdhenj” mbesin të paprekur nga drejtësia, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pas një muaji përfundon mandati i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), ndërsa pas 15 qershorit do të ketë vetëm prezencë monitoruese dhe këshillëdhënëse në Kosovë.

Njohës të sistemit të drejtësisë thonë ky mision dështoi në kapjen e “Peshqve të mëdhenj” për çka edhe ishin zotuar zyrtarët e EULEX-it në fillim të mandatit. Në anën tjetër, zyrtarët e këtij misioni shprehen krenarë me punën e bërë nga EULEX-i gjatë dhjetë vjetëve në Kosovë, shkruan më tutje “Zëri”.

United Hospital

Sipas tyre, gjyqtarët e EULEX-it kanë nxjerrë rreth 650 vendime, duke përfshirë rreth 480 vendime në lëndët penale, të përfshirë edhe korrupsionin e krimin e organizuar.

Po ashtu ata thonë se EULEX-i ka bërë punë të mirë edhe për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.