Misioni i PDK-së mision për të ardhmen, i LDK-së kthim mbrapa

Gjilan – Qytetarët e Gjilanit mbështetjen e PDK- së po e shohin si shpëtim dhe mbështetje për familjet e tyre dhe me fitoren e tretë të PDK-së qytetarët po e shohin suksesin dhe fitoren e tyre ka thënë zëdhënësja e PDK-së Mimoza Shkodra.
Në takimin e mbajtur sot me kryetarët e nëndegëve të PDK- së ku prezent ishin 43 kryetarë të nëndegëve dhe njëherit edhe u raportua për gjendjen në teren, u tha se lideri i PDK- së i ka tejkaluar përmasat e liderit partiak dhe se mbështetja për te është duke u bërë nga të gjithë qytetarët.
Qytetarët e Gjilanit mbështetjen e PDK- së po e shohin si shpëtim dhe mbështetje për familjet e tyre dhe me fitoren e tretë të PDK-së qytetarët po e shohin suksesin dhe fitoren e tyre.
Gjithashtu “Misioni i Ri” po pranohet dhe mbështetët nga të gjithë qytetarët ku njëri nga ta që ishte prezent në këtë takim tha se pavarësisht që i përkas LDK- së unë do ta votoj Hashim Thaçin dhe MISIONIN E RI sepse është mision për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe familjet Kosovare.
Fitorja e tretë e PDK-së është fitore për Kosovën e cila do të ndodhë më 8 Qershor sepse kryeministri Thaçi tanimë i ka kaluar përmasat e një lideri ballkanik dhe fitorja e tretë e tij si kryeministër po cilësohet dhe krahasohet me fitoren e tretë të Merkelit në Gjermani e cila ishte fitore për shpëtimin e Evropës nga kriza financiare.
Misioni i ri është mision i të ardhmes për dallim nga kthesa e LDK- së e cila tregon kthim mbrapa thuhet në njoftimin e PDK-së./rajonipress/