RCCOLA

Misioni i pamundur i Thaçit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zgjedhja e presidentit të vendit nddërmjet duartrokitjeve të pozitës dhe izolimit nga opozita. Spahiu: Vështirë transformohet Hashim Thaçi nga një autokrat në president unifikues

Mënyra e zgjedhjes së presidentëve të Kosovës deri më tani nuk është se ka prodhuar president, që i ka kënaqur të gjitha palët. Rasti i Thaçit është edhe më i veçantë, ngase ai ka qenë edhe në funksione të tjera, ku ka marrë vendime, të cilat nuk kanë qenë edhe aq parimore sa pragmatike dhe kjo gjë ka bërë që Thaçi të jetë më shumë në nishanin e kundërshtarëve të tij”, u shpreh Albinot Maloku për “Kosova Sot”

RCCOLA

I zgjedhur me një shumicë të thjeshtë të votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pavarësisht se kishte pritur dy të tretat e votave të shumicës së deputetëve të koalicionit qeverisës, presidenti i ri i vendit, Hashim Thaçi, pas marrjes zyrtare të detyrës më 7 prill do ta ketë një mision të vështirë për të arritur transformimin e duhur nga një politikan autokrat në një president me personalitet unifikues për vendin dhe të gjithë qytetarët pa dallim, një obligim që i detyrohet edhe sipas Kushtetutës së Republikës se Kosovës.

Pozitën e tij do ta bëjë akoma më të palakmueshme dhe mjaft të dobë- suar edhe vazhdimi eventual i qëndrimit të ngurtë dhe izolues të opozitës së bashkuar, që për kurrfarë çmimi të mos krijojnë ura komunikimi me të parin e shtetit. Sipas analistëve politikë, mbetja eventuale në një pozitë të tillë e presidentit të ri të shtetit do t’i japë atij atributin e një figure të ruajtjes së status-kuosë së krizës së filluar deri në arritjen e një marrëveshjeje konsensuale për zgjedhje të reja dhe finalizimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese, që mundësojnë zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga populli, një formë më demokratike dhe krejtë- sisht e pamundur, që të kontestohet figura e cilitdo president të ardhshëm të shtetit./kosova sot/