Mishi i pulës, ja pse rekomandohet

Është padyshim mishi më i këshillueshëm për shumë arsye shëndetësore.Gjyshet tona përdornin lëngun e pulës kundër etheve. Kërkimet shkencore kanë zbuluar në lëkurën e pulës antibiotikë natyralë të grupit baciltracinë. Ja pse lëngu i pulës shërben për të luftuar patologji infektive.
Ushqimi natyral i pulave (pedofauna) përbën një burim të madh omega 3, (acide të yndyrshme të qënësishme për kurimin e sëmundjeve kardiovaskulare e të diabetit të cilat ne i marrim nëpërmjet konsumimit të tij.
Barërat me të cilat ushqehen pulat përmbajnë gjithashtu vitamina, por duhet pasur kujdes në përzgjedhjen e mishit të pulës, pasi një pulë e rritur në kafaz pa parë asnjëherë dritën e diellit çon në uljen e imunitetit mbrojtës. E nëse sëmuren kurohen me antibiotikë të cilët i marrim edhe ne gjatë ngrënies së tyre.
Mishi i bardhë është i pasur me acide yndyrore të pangopura dhe hekur./Ciro Vestita, dietolog italian./gazeta shendeti/