Mobi Casa

“Mirusha” tejkalon pikën më kritike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve tha për rajonipress se tashmë janë tejkaluar të gjitha pengesat rreth projektit të lumit “Mirusha”. Sipas tij pika më kritike nga Hoteli “Kristal” në drejtim të stadiumit është tejkaluar dhe tani po punohet në zemër të hapur.

Lumi “Mirusha” me të gjitha pengesat dhe të papriturat gjatë realizimit ka nisur të marrë hovin e vet. Tashmë është duke u punuar në zemër të qytetit dhe janë duke u mbuluar gypat kryesor të kanalizimit tha për rajonipress Adem Kqiku nga kompania “Bejta Comerc”.

Kurse Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve thotë se të gjitha pengesat rreth projektit të lumit “Mirusha” janë tejkaluar. “Tashmë i kemi identifikuar pronarët e pronave dhe është bërë elaborati i shpronësimit. Pika më kritike është tejkaluar sepse është punuar në kushte të rënda dhe të pa përshtatshme rreth Hotelit “Kristal”” tha Osmani.

Eco Higjiena

Osmani tha se aktualisht po punohet në zemër të hapur dhe punët janë duke shkuar mirë sepse janë zotuar mjetet nga ana e Ministrisë së Ambientit rreth 3.5 milion euro.

Osmani thotë se lumi “Mirusha” është projekti më madhor për Gjilanin dhe realisht me këtë projekt qeverisja e Gjilanit e udhëhequr nga Qemajl Mustafa ka treguar guxim e përkushtim. “Edhe të tjerët kanë pasur mjete e buxhet , por u ka munguar guximi” tha Osmani. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.