Eko Higjiena

“Mirusha” projekt sfidues i veçantë dhe i kushtueshëm

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kreu i Komunës Qemajl Mustafa tha për rajonipress se projekti i lumit “Mirusha” është projekt i veçantë. Po vazhdojmë me punë dhe deri tani janë realizuar 2000 metra gjatësi të kanalizimit nga 4000 metra sa ka i gjithë projekti. Po vazhdojmë me rregullimin e shtratit të lumit dhe me trotuaret nga rruga Jugore deri të hoteli Kristal dhe po vazhdojmë me kanalizimin dhe me shtratin nga hoteli Kristal deri te furra Aroma thotë ai.

Lumi Mirusha i quajtur si Dinozaur për Gjilanin tanimë dita ditës po vije duke e humbur këtë epitet. Punëtorët e kompanisë “Bejta Comerc” tashmë kanë filluar të betonojnë shtratin që dikur bënte kërdi me ujëra të zeza.

Qemajl Mustafa kryetar i komunës është i kënaqur me rrjedhën e punimeve edhe pse thotë se Mirusha është projekt sfidues i veçantë dhe i kushtueshëm. “Projekti i Lumit “Mirusha” është projekt i veçantë dhe siç dihet në të bënë pjesë kanalizimi kryesor i qytetit, shtrati i lumit për ujera atmosferikë dhe ujin e lumit të ardhshëm që mund të nxirret nga toka dhe të qitet në këtë shtrat pastaj ka trotuare në të dy anët dhe ndriçim publik”.

Mustafa tha se po vazhdojmë me punë dhe deri tani janë realizuar 2000 metra gjatësi të kanalizimit nga 4000 metra sa ka i gjithë projekti. “Po vazhdojmë me rregullimin e shtratit të lumit dhe me trotuaret nga rruga Jugore deri të hoteli Kristal dhe po vazhdojmë me kanalizimin dhe me shtratin nga hoteli Kristal deri te furra Aroma”.

Uji Dea

Mustafa tha se pas realizimit të këtij segmenti qyteti do të frymojë krejt ndryshe sepse fluksi i madh i qytetarëve do të qarkullojë nëpër këtë arterie qendrore për këmbësoret. “Kjo zonë do të shndërrohet në një zonë të mirë të biznesit nga të dy anët e shtratit. Vlera e pronave të familjeve përreth këtij shtrati do të rritet shpejtë deri në 100% dhe ky është shtim i madh i vlerës së pronës” ka thënë Mustafa për rajonipress.

Sipas tij këtë shtim të vlerës së pronave e bënë vetëm humanizimi dhe investimet në infrastrukturë publike siç është Mirusha. “Projekti ka qenë dhe është sfidues dhe ka kërkuar financa, dije dhe guxim në implementim. Këtë e kemi bërë ne që e qeverisim komunën në bashkëpunim me Kryeministrin e vendit i cili ka qenë dhe mbetet i përkushtuar që ky projekt të kryhet plotësisht” tha Mustafa.

Edhe Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve është optimist se Mirusha do të shndërrohet në një shëtitore dhe oazë qetësimi për banorët e Gjilanit. “Ky dinozaurë shumë shpejt do të zhduket dhe nga një kundërmim i madh dhe i ndotur vendi prej nga ka kaluar Mirusha do të shndërrohet në një stazë për të ecur lirshëm qytetarët “thotë Osmani.

Zija Hafizi udhëheqës në kompaninë “Bejta Comerc” thotë se ka pasur shumë vështirësi për shkak të terrenit të ngushtë dhe të papërshtatshëm. “Ky projekt donë durim sepse puna finale do të jetë tepër pozitive dhe qytetarët do të kenë mundësi të binden vet për punën e mrekullueshme që është bërë në këtë lum” tha ai /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.