Mobi Casa

“Mirusha” po rregullohet edhe në pjesët më delikate

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lumi “Mirusha” përkundër pengesave qoftë shpronësore, qoftë atyre financiare po vazhdon të rregullohet. Deri më tani sipas Adem Kqikut janë kryer rreth 1800 metra kanalizim ose 50% e punimeve. Që nga dhjetori kompania nuk ka marrë mjete financiare derisa Kqiku thotë se ne po punojmë, por kemi filluar të lodhemi.

I identifikuar si projekt i Hashim Thaçit dhe i nisur në kohën e qeverisjes së Qemajl Mustafës, lumi “Mirusha” po ecë me punime duke vendosur deri tani rreth 1800 metra gypa të kanalizimit ose rreth 50% e punimeve thotë për rajonipress Adem Kqiku pronar i kompanisë “Bejta Comerc”.

Aktualisht kompania është duke zhvilluar punimet afër stadiumit të qytetit dhe çerdhes në Dardani. Kqiku tha se fillim e mbarim punimet kanë qenë të rënda dhe të vështira për shkak të hapësirës së ngushtë. “Edhe tani tek çerdhja ndodhemi në disa pozicione shumë delikate për shkak të hapësirës së ngushtë, por ne po punojmë me të gjitha kapacitetet në mënyrë që “Mirusha” të ecë dhe të mos stopohen punimet”.

FIDANISHTJA

Kqiku tha se edhe pse kanë kryer punë të shumta që nga dhjetori 2013 ata nuk kanë marrë mjete. ”Janë rreth 400 mijë euro që duhet të paguhen nga komuna dhe ne ende nuk kemi marrë asnjë cent. Ne po punojmë çdo ditë, por kemi filluar të lodhemi sepse investimet në këtë projekt janë të shtrenjta” tha Kqiku.

Megjithatë Kqiku tha se qytetarët që ndodhen afër Lumit po tregojnë mirëkuptim sepse gjithçka që po punohet aty, po bëhet në të mirë të tyre dhe ambientit të tyre.

Edhe, Zija Hafizi udhëheqës i punimeve në kompaninë ”Bejta Comerc” tha se ende ndodhen në vijën e punimeve të rënda dhe kjo ka ndikuar që edhe punimet të ecin me ritëm të ngadaltë, por të sigurt. “Është vendi i ngushtë dhe eskavatorët e kanë të vështirë të punojnë normalisht” tha Hafizi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.