ARKATANA

Mirusha i “ha” edhe 3.3 milionë euro

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është e vërtetë se terreni ishte i vështirë, se dolën probleme me shpronësime si dhe vështirësi tjera që ndoshta nuk ishin planifikuar, por po ashtu është e vërtetë se qeveria nuk iu përmbajt premtimit për lëshimin e mjeteve për këtë projekt, sipas dinamikës së planifikuar. Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka premtuar në Gjilan sigurimin e mjeteve për finalizimin e Mirushës, duke thënë se koordinimi ndërmjet dy niveleve të pushtetit është bërë për të kryer sa më shpejt këtë projekt. Për pjesën e mbetur të projektit, që është gjysma e tij, nevojiten edhe 3.3 milionë euro.

Tani për tani është siguruar një pjesë e mjeteve për vazhdimin e projektit. Agani është zotuar për gjetjen e fondeve edhe për rregullimin e lumenjve tjerë si dhe kolektorit të ujërave të zeza, në kuadër të projekteve që do të mbështeten nga Korniza Investive e Ballkanit Perëndimor. Por, a do ta zgjidhë Agani këtë nyje sa i përket Mirushës, e cila ka ngecur shumë, mbetet të shihet. Komuna e Gjilanit po i hulumton të gjitgha mundësitë për të gjetur fonde për Mirushën dhe ujërat e zeza, në përgjithësi

Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit është optimist. “Ne tani do të fillojmë fazën tjetër të punimeve në shtratin e lumit Mirusha. Programi tjetër ka të bëjë me rregullimin e shtratit të lumit Stanishor dhe lumenjve e përroskave tjera që derdhen në lumin Morava, për të përfunduar me ndërtimin e kolektorit për trajtimin e ujërave të zeza”, thotë Haziri. Përndryshe, ujërat e zeza vazhdojnë të mbeten një problem serioz për Komunën e Gjilanit. Tre lumenj që e përshkojnë këtë qytet, Mirusha, Stanishorka dhe Baja, kryesisht janë ujëra të zeza, të cilat kanë nevojë të sistemohen në rrjete kanalizimesh, në mënyrë që të hiqet kundërmimi dhe rreziku nga vërshimet. Komuna e Gjilanit ka konkurruar edhe te qeveria austriake, me një projekt për trajtimin e ujërave të zeza, në vlerë 7 milionë euro dhe shpreson që të marrë përgjigje pozitive.

Hidromorava

Lëvizja “Vetëvendosje”, e cila deri tani nuk ka qenë ende pjesë e pushtetit lokal në Gjilan, thotë se fajin për zvarritjen e Mirushës e kanë dy subjektet e mëdha politike, PDK e LDK, të cilat kanë qeverisur këtë komunë. “Mirusha ishte quajtur projekt që ndan epokat në Gjilan, por në të vërtetë ka ngelur një lum i ndotur që ndan qytetin e Gjilanit përgjysmë dhe që po përdoret nga subjektet politike për të akuzuar njëra-tjetrën, prej disa vitesh, pas luftës e sidomos pas fillimit të punimeve, para shtatë vitesh, nga vetë ish-kryeministri Hashim Thaqi”, ka thënë Ilir Hoti, aktivist i VV.

Ndërkaq, zyrtarët e PDK-së kanë thënë se ata ishin të vetmit që kishin pasur guximin të nisin një projekt kaq madhor për qytetin e Gjilanit, gjë s`e kishin bërë të tjerët para tyre. Sipas tyre, Mirusha është një projekt i vështirë, sepse realizohet në një terren me shumë pengesa e kërkesa për shpronësime. Edhe qeverisja e tashme e pranon që Mirusha është një projekt i madh dhe i vështirë, por janë optimistë se do t`ia dalin.

Opozita e atëhershme (LDK) ishte treguar mjaft kritike sa i përket dinamikës së punimeve, duke thënë se nuk po respektoheshin afatet. Edhe sot, opozita (PDK) po e bën të njëjtën gjë. Riad Rashiti (PDK) ka thënë se me shumën e mjeteve që janë ndarë sivjet nga qeveria e Kosocvës për këtë projekt, 150 mijë euro, Mirusha nuk mun të “ecën” larg. Ujërat e zeza mbeten edhe sivjet njëri ndër problemet më serioze në Gjilan. Projekti për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza, është prezantuar në konferencën e donatorëve dhe komuna e Gjilanit pret përgjigje pozitive./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.