ARKATANA

“Mirusha” ende larg përfundimit, 17 projekte të qeverisë së kaluar mbesin të papërfunduara

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Lutfi Haziri thotë për rajonipress se është kërkuar revidimii lumit “Mirusha”. Ne kemi kërkuar që të përmbyllet ky projekt i cili kushton 7 milion euro. Krahas këtij projekti janë edhe 17 projekte të qeverisë së kaluar të cilat janë të papërfunduara.

Lutfi Haziri gjatë një debati që pati më herët me qytetarët ka folur për zhvillimin e komunës së Gjilanit duke ju kthyer edhe prodhimeve tradicionale që ka pasur ky regjion duke filluar nga duhani e luledielli.

“Ne do të fokusohemi në shumë projekte bujqësore për çka i kemi dhënë prioritet dhe kemi ndihmuar bukur shumë në këtë fushë deri tani. Megjithatë projektet tona do të orientohen edhe në prodhimin e duhanit, pastaj të lulediellit dhe prodhimeve tjera bujqësore” thotë Haziri.

Megjithë premtimin se do të zhvillohet komuna e Gjilanit ekonomikisht për qeverisjen Haziri barrë e rëndë vazhdon të mbetet lumi “Mirusha”. Edhe për Mirushën Haziri ka një “zgjidhje” .”Unë kam kërkuar revidimin e projektit të lumit “Mirusha”, që pjesërisht të mbyllet. Ky projekt ka një kosto prej 7 milion eurove dhe pa ndihmën e Qeverisë është e pamundur që ta përmbyllim”.

FIDANISHTJA

Haziri është i brengosur edhe për 9 milion eurot që janë të pa inkasuara nga taksat e borxhet.

Megjithatë Haziri thotë se jo vetëm “Mirusha” që ende nuk është përmbyllur, por janë edhe 17 projekte të qeverisë së kaluar të cilat nuk janë përfunduar akoma. “Këtu kemi mjaft telashe me Bibliotekën e cila është donacion i Bashkimit Evropian, pastaj objekti i policisë i cili gjithashtu ka pengesa dhe është zvarritur tej mase”.

Haziri është pyetur nga shoqëria civile rreth premtimit të tij për të pasur një ndërtesë të përbashkët ku do të koncentrohej e tërë administrata e Gjilanit dhe drejtorit.”Ndërtesa e komunës kushton shumë, por ne jemi të përkushtuar që të bëjmë zgjidhjen më të duhur dhe më të pranueshme rreth kësaj ndërtese shumë të nevojshme” ka thënë Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.