UBT

Mirlinda Cani, krenaria e Kosovës, femra e parë veterinere që ka thyer steriotipet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mirlinda Cani është femra e parë në Kosovë që ushtron profesionin si veterinere. Ajo me shumë përkushtim e dashuri e kryen këtë profesion dhe si rezultat i këtij angazhimi ajo ka kryer edhe specializime të thella në Turqi.

Në ditën Ndërkombëtare të Veterinarisë Arjeta Maka është kujdesur që ta zbulojë një talente të jashtëzakonshme nga Gjilani, një profesioniste të rrallë e cila po tregon suksese dhe kujdes të madh për kafshët. Kjo është Mirlinda Cani e cila pasi ka kryer studimet nuk është ndalur me kaq, por ka vazhduar rrugëtimin e saj profesional edhe në Turqi.

Ajo sot është shembull për të gjitha femrat tjera sepse ka një profesion delikat, por kjo vetëm sa e ka motivuar për punë dhe angazhim në këtë sferë.

Postimi i plotë i Arjeta Maka

UBT

Urimi i veçantë shkon për Doktoren e parë në Kosovë femër vetirinere
Mirlinda Cani që me aq përkushtim ka thyer steriotipet se femrat munden çdo ëndërr të tyre ta ndjekin e realizojnë. Sa KRENARI për ne që e kemi nga Gjilani e zhvillon profesionin e vet në Ordinancën e sajë @Provet ku qëllimi kryesor i mjekësisë veterinare është për të përmirësuar ndërgjegjësimin e publikut dhe tu kujtojë politikë-bërësit kudo në botë që veterinerët modernë nuk janë vetëm mjekët e kafshëve dhe avokatët e mirëqenies së tyre, ata janë edhe aktorët kryesorë të shëndetit publik për shkak të rolit të tyre vendimtar në promovimin e sigurisë ushqimore, mbikëqyrjen e prodhimit, higjienën e kafshëve, kontrollin e zoonozave, monitorimin i cilësisë dhe sigurisë se ushqimit, hulumtime bio, mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit dhe reduktimin e urisë globale!

Veterinaria për shëndetin, mjekët veterinarë luajnë një rol vendimtar në mbrojtjen e shëndetit global. Në të gjitha fushat e profesionit ata kanë mundësi dhe përgjegjësi për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, dhe për më tepër për të përmirësuar shëndetin e njerëzve.

Ata mbrojnë shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve dhe kështu njëkohësisht mbrojnë shëndetin e njerëzve ka shkruar Arjeta Maka./rajonipress/