Hidromorava

Mirlinda Cani, krenari e Kosovës dhe shembull i guximit profesional

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Mirlinda Cani është një nga figurat më frymëzuese të profesionit veterinar në Kosovë. Si femra e parë veterinere që ushtron këtë profesion në vend, ajo ka thyer barriera dhe stereotipe të rrënjosura prej kohësh, duke dëshmuar se përkushtimi, dija dhe pasioni nuk njohin kufij gjinorë.

Me dashuri dhe profesionalizëm të lartë, Mirlinda e ushtron profesionin e saj me përgjegjësi të plotë, duke e avancuar vazhdimisht dijen përmes specializimeve të thelluara, përfshirë edhe trajnimet profesionale të kryera në Turqi. Rrugëtimi i saj nuk është ndalur vetëm në përfundimin e studimeve bazë, por është ndërtuar mbi një vizion të qartë për zhvillim të vazhdueshëm dhe standarde të larta profesionale.

Mirlinda Cani është shembull i përkushtimit dhe suksesit në një profesion delikat, por jashtëzakonisht të rëndësishëm për shoqërinë. Ajo sot përfaqëson një model frymëzues për të gjitha gratë e reja që synojnë të ndjekin ëndrrat e tyre, pavarësisht sfidave.

Mirlinda Cani, me punë të ndershme dhe përkushtim ka dëshmuar se gratë munden dhe duhet të ndjekin çdo ëndërr që kanë.

ARKATANA

“Është një krenari e veçantë që ushtroj këtë profesion, duke ofruar shërbime profesionale dhe standarde bashkëkohore të mjekësisë veterinare. Mjekësia veterinare sot nuk kufizohet vetëm në trajtimin e kafshëve, por ka një rol kyç në shëndetin publik global. Veterinerët modernë janë aktorë të rëndësishëm në sigurinë ushqimore, kontrollin e zoonozave, mbikëqyrjen e prodhimit dhe higjienës së ushqimit, mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit, si dhe në hulumtimet biologjike dhe reduktimin e rreziqeve shëndetësore për njerëzit” shprehet Cani për rajonipress.

Përmes punës së tyre të përditshme, mjekët veterinarë mbrojnë shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve dhe, në mënyrë të pandashme, kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit të njeriut.

Në këtë mision fisnik, figura si Mirlinda Cani përfaqësojnë standardin profesional dhe etik që meriton shoqëria jonë./rajonipress/