Uji Dea

Mireshi, të gjithë në këmbë për ta mbështetur Qemajl Mustafën

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në fshatin Miresh, fryma e fitores së PDK-së është ngritur si asnjëherë më parë. Elektorati i PDK-së i AAK-së, i VV-së i AKR-së i partisë turke dhe të tjerave subjekte është duke punuar gjithandej që më 1 dhjetor, të triumfoj vizioni për vazhdimin e zhvillimit, ndërtimit dhe prosperimit të Gjilanit, e ai është vizioni i PDK-së dhe i kryetarit Qemajl Mustafa.

Me këtë rast sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë se duke votuar Qemajl Mustafën, do të votoni për të mirën tuaj, të familjeve tuaja, për fshatin tuaj të bukur për të mirën e të gjitha vendbanimeve të Komunës së Gjilanit. Megjithëse janë realizuar disa projekte në Miresh dhe sot ky fshat i ngjanë një qyteze të vogël, me Qemajl Mustafën do të fitojë edhe shumë projekte të tjera të nevojshme për banorët këtu.

Ndërsa deputetja Salihe Mustafa, ka thënë se Mireshi është një shembull i organizimit të mirë të komunitetit këtu, që me këtë organizim e keni shndërruar fshatin tuaj në një lokalitet modern. Kështu masovisht ishit përherë, dhe jemi të bindur se masovisht të gjithë së bashku do ta votoni Qemajl Mustafën me numër 99.

Uji Dea

E Kryetari Qemajl Mustaf, ka thënë se në Mireshi përherë ishte mbështetja maksimale, siç është edhe sonte dhe siç do të jetë edhe më 1 dhjetor. “PDK dhe unë si kandidat kemi marrë një grusht më tre nëntor, por bashkë me ju dhe me mbështetjen tuaj më 1 dhjetor, do ta nokautojmë kundërshtarin tonë, sepse jemi këndellur shumë mirë dhe kemi mbledhur të gjitha forcat rreth vetes”.

Ai ka falënderuar edhe elektoratin e pranishëm në këtë tubim nga VV, AAK, AKR, Vatra, partia turke dhe partitë e tjera, për gjithë këtë angazhim që është duke u bërë në hapjen e rrugës së fitores sonë të madhe më 1 dhjetor. “Ne nuk frikësohemi aspak nga rezultati i LDK-së, sepse është rezultat i vjedhjeve të votave, i blerjes së tyre, i manipulimeve etj, por këtë do ta ndalim bashkërisht. Do të jemi kujdestar të mbrojtjes së votave së bashku me të gjithë elektoratin e subjekteve që na janë bashkuar në këtë garë tepër të rëndësishme për Gjilanin. Kjo do të jetë fitorja e tretë dhe do ta përmbysim rezultatin e rrem të LDK-së. Këtu po shohim frymën e fitores së madhe. Nuk i duhet Mireshit, fshatrave të tjera dhe qytetit të Gjilanit një kryetar rrenc, dollovergji, manipulues, e çka jo tjetër, siç është Luta” ka shtuar Mustafa.

Mustafa poashtu ka kërkuar një duel televiziv me kandidatin nga LDK, për t’i treguar atij dhe qytetarëve të Gjilanit që ai është e keqja e paparashikueshme për këtë Komunë të madhe dhe shumë të mirë, në krye të së cilës assesi nuk duhet të vije ky njeri që Gjilanit i ka sjellë vetëm të këqija thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipres/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.