Mireshi po ndryshon pamje, diaspora kërkon asfaltimin e të gjitha rrugëve
Gjilan – Fshati Miresh me asfaltimin e disa rrugëve e rrugicave tashmë ka ndryshuar pamjen. Megjithatë diaspora kërkon që të asfaltohen të gjitha rrugët e fshatit.
Diaspora e fshatit Miresh e cila është tejet e organizuar dhe është gjithmonë solidare me qytetarët e saj e ka përshëndetur asfaltimin e rrugëve e rrugicave në këtë fshat që tani po bëhen së fundit nga komuna, por ata kërkojnë që edhe rrugët tjera të mbetura të kryhen. “Në Dobërqan po punohet dhe kjo po na gëzon shumë, por dëshira jonë e madhe mbetet që krejt rrugët e fshatit tonë të bukur të asfaltohen”, kanë shkruar ata në fb ku edhe kanë prezantuar disa foto gjatë punimeve që po i kryen kompania “Tali”.
Një reagim të tillë më herët e pati edhe Sadat Salihu nga Lëvizja VV i cili ka kërkuar që rrugët mos të seleksionohen.
Salihu ka kërkuar që pos rrugëve që janë të domosdoshme për tu asfaltuar të kryhet edhe rruga e Moravës që lidhë shumë fshatra dhe lehtëson lëvizjen e banorëve për të punuar tokat bujqësore./rajonipress/


