Mireshi i thotë PO Vetëvendosjes!

Gjilan – Banorët e fshatit Miresh tashmë nuk kanë dilemë se kujt duhet dhënë votën më 11 qershor, dhe pa asnjë dyshim ata kanë premtuar se këtë herë masovikisht do ta votojnë subjektin që vërtetë e bënë ndryshimin në Kosovë, e këtë tani më po dinë të gjithë se vetëm Lëvizja Vetëvendosje mund ta bëjë një gjë të tillë.
Vetëm LVV mund t’i ecë përpara proceset e rëndësishme dhe shtetin ta drejtojë në rrugë të mbarë dhe në një shtet ku funksionon ligji. Kështu është konstatuar gjatë një takimi, të martën mbrëma të kandidatëve për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjilani.
Përderisa këta kandidatë para qytetarëve të Mireshit kanë shpalosur programin 40 pikësh të LVV, që parashihet të implementohet për periudhën katërvjeçarë gjatë mandatit të këtij subjekti. Ndërkaq në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, të pranishmit i ka përshëndet Dardan Sejdiu, nënkryetar i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për deputet, i cili ka folur për të arriturat gjatë viteve e gjysmë në komunën e Prishtinës, si kundër që ka sqaruar edhe shumë çështje tjera programore të LVV.
Banorët pjesëmarrës në takim kërkuan ndryshime rrënjësore në qeverisje dhe kërkuan që këto premtime gjithsesi të realizohen, derisa ata premtuan se me 11 qershor të gjithë , i madh e i vogël, me të drejtë vote, do të dalin në votime dhe votën e tyre do ta shkruajnë për numrin 35, për Lëvizje Vetëvendosje ka thënë Sadat Salihu kryetar i pikës në Miresh./rajonipress/