Mireshi i tha “PO” fitores së PDK-së

Gjilan – Në praninë e qindrave qytetarëve të Mireshit Sami Hoxha tha se PDK është zgjedhja më e mirë, sepse kjo është PDK, partia e cila zhvilloi proceset më të rëndësishme në Kosovë. Luftën për Liri, Pavarësinë e Kosovës dhe tani zhvillimin ekonomik. Ne kemi kandidatët më të mirë dhe të dëshmuar. Na kanë mbetur edhe shumë pak ditë për fitoren e PDK-së.
Zenun Pajaziti falënderoi qytetarët e Mireshit duke u shprehur se “Misioni i ri është misioni më i rëndësishëm për Kosovën dhe ju them se nuk gaboni. Ne kemi liderin tonë i cili asnjëherë nuk na zhgënjeu dhe mbajti premtimet”.
Selvete Shurdhani tha se ne kemi dy kandidate të dëshmuara. Zgjidhni numrin 58, numrin e koalicionit më të mirë të mundshëm dhe kandidatët më të mire për të na përfaqësua”.
Salihe Mustafa u shprehë duke kujtuar ditët e saj të rinisë dhe tha se unë në këtë shkollë jam mësuar të recitoj dhe mësoj, por sot jam ndryshe bashkë me ju. “Bashkë për misionin e ri. Unë ju falënderoj që më keni dhënë besimin edhe në 2010 besim që unë e kam dërgua në vend me përkushtim dhe prapë nuk do të ju zhgënjej”.
Qemajl Mustafa tha se Mireshi i ka dhënë 4 herë fuqi të jashtëzakonshme PDK- së në Gjilan dhe Kosovë. “Ne me 9 qershor do të nisim projektin e madh për Kosovën dhe qytetarët e saj. Mision që ne bashkë me ju dhe Hashim Thaçin do ta realizojmë. Ne kemi liderin që edhe din, edhe donë edhe mundet dhe guxon”.
Sabedin Kadriu tha se ju ftoj të jeni bashkudhëtarë të “Misioni të Ri”. “Nuk gaboni sepse është projekt i madh, projekt për të gjithë qytetarët dhe familjet në Kosovë. Ne premtojmë por edhe realizojmë. E premtimet e të tjerëve mbahen aq sa ne e mbajmë kokën nën ujë”./rajonipress/