Mireshi evropian
Gjilan – Fshati Miresh ish Dobërqani është i njohur si njëri nga fshatrat më të pastërta të Anamoravës e më gjerë. Banorët e këtij fshati duke ju falënderuar edhe Shoqatës “17 Shkurti” e mirëmbajnë pastër tërë ambientin e fshatit.
Mireshi vazhdon ta mbajë epitetin e fshatit më të pastër në Anamoravë. Fotot që i ka dërguar Burim Kastrati tregojnë se ky fshat ka një traditë të madhe sa i përket ambientit dhe mirëmbajtjes së hapësirave gjelbëruese.
Pranvera ka mbledhur bashkë punëtorët e angazhuar nga Shoqata “17 Shkurti” të cilët pothuajse i gjen kudo nëpër vendet e gjelbëruara të cilët kujdesen që ky ambient të mbetet vërtet i pastër.
Fotot dëshmojnë më së miri seriozitetin dhe përkushtimin që tregojnë punëtorët mirëmbajtës. Fshati ka marrë pamje mahnitëse, duke e cilësuar këtë fshat si Mireshi evropian./rajonipress/


