Eko Higjiena

Mirëpritet regjistrimi në diasporë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Për kryetarin e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, Jeton Kryeziu, regjistrimi është pa dyshim puna më e madhe që kanë bërë deri tani institucionet e Kosovës për qytetarët e saj jashtë vendit.

Fillimin e procesit të regjistrimit të mërgatës nga Ministria kosovare e Diasporës e ka përshëndetur Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës.

Për kryetarin e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, Jeton Kryeziu, procesi i regjistrimit është pa dyshim puna më e madhe që kanë bërë deri tani institucionet e Kosovës për qytetarët e saj jashtë vendit.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës u ka ofruar bashkëpunim institucioneve kosovare për të arritur sa më mirë dhe më shpejt realizimin e këtij procesi demografik në diasporë.

„Regjistrimi i diasporës është i domosdoshëm në ngritjen e regjistrit civil të Kosovës. E ngritja e regjistrit civil është kushti kryesor që ka vendosur Zvicra për lidhje me nënshkrimin e një marrëveshjeje bilaterale me Kosovën në fushën e sigurimeve shoqërore (pensionet invalidore apo të pleqërisë, shtesat për fëmijë, etj.), për të cilën KSHZ ka bërë thirrje në shumë raste që t’i kushtohet më shumë rëndësi procesit të regjistrimit të iniciuar nga Ministria e Diasporës“, tha për albinfo.ch Jeton Kryeziu.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ka kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që t‘u mundësohet pjesëmarrja pjesëtarëve të mërgatës në zgjedhjet nacionale të Kosovës, ngase sipas avokatit Kryeziu, pjesëmarrja në zgjedhje është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Këtë të drejtë duhet ta kenë qytetarët edhe në vendet ku jetojnë, thotë Kryeziu.

„Procesi i regjistrimit është hapi i parë për të mundësuar pjesëmarrjen në zgjedhje si një kusht demokratik dhe pas këtij hapi KSHZ pret që të merren edhe hapa të tjerë për t‘ iu mundësuar sa më shpejt shtetasëve kosovarë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar“.

Nga regjistrimi i shqiptarëve të Kosovës do të përfitojë edhe Zvicra

Fundamenti

Asnjë institucion nuk mund të tregojë sakt se sa qytetarë të Kosovës jetojnë në Zvicër.

„Flitet për rreth 200 deri në 250 mijë. Me regjistrimin e kosovarëve do të kenë një pasqyrë të saktë edhe institucionet zvicerane. Pra, do të ketë efekt pozitiv edhe për Zvicrën“, shprehet Kryeziu.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës iu ka bërë thirrje që të regjistrohen të gjithë shqiptarët e Kosovës, edhe ata që kanë tashmë shtetësinë zvicerane.

„Sa më i madh të jetë numri i kosovarëve në Zvicër, aq më i rëndësishëm dhe me peshë do të jetë pozicioni i mërgatës karshi institucioneve të Kosovës dhe të Zvicrës“, thotë në fund kryetari i Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, Jeton Kryeziu.

Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës tashmë ka plasuar platformën elektronike “online” për regjistrimin e diasporës dhe mërgatës.

Adresa për t’u regjistruar është www.rdks.info, ndërsa Ministria e Diasporës i lut bashkatdhetarët që të bëhen pjesë e këtij procesi.

Qëllimi i regjistrimit është evidencimi i numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirja e tyre gjeografike, struktura demografike, shtetet ku jeton dhe vepron diaspora e mërgata, si dhe regjistrimi i shoqatave dhe formave të tjera të organizimit të tyre.

Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.

Ky proces realizohet nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe me institucionet e tjera. Të dhënat në këtë proces janë të mbrojtura me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale./S.T./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.