Uji Dea

Mirëpritet dhe Nderohet Enciklopedia Kombëtare, ”Bardhësitë e Atdheut“

/ 9 minuta lexim
ARKATANA

Enciklopedia Kombëtare, “Bardhësitë e Atdheut “ e Autorit, Afrim Mustafa promovohet 45 herë nëpër mjedise të ndryshme të Kosovës dhe Shqiptarisë …

Enciklopedinë Kombëtare me 2225 dëshmorë të luftërave të UÇK-së, “Bardhësitë e Atdheut” të reporterit të Luftës së UÇK-së, Autorit Afrim Mustafa e kanë vlerësuar lartë personalitete të rëndësishme të jetës publike, akademike, gjeneralë të luftërave çlirimtare, intelektualë e atdhetarë të shumtë, si: Akademikët, Esat Stavileci e Pajazit Nushi, z. Xhavit Jashari, kryetar i SHFDUÇK-së, familjar nga Familja emblematike Jashari e Prekazit dhe vëlla i Dëshmorit të rënë në Betejën Heroike të Jasharajve bashkë me kryekomandantin Legjendar, ADEM JASHARI, në mars të vitit 1998, Faik Jashari, kryerecensenti i Librit, Jakup Krasniqi, gjeneralët: Bislim Zyrapi, Shukri Buja, Kudusi Lama, Sabri Kiçmari, Gazmend Islami dhe shumë të tjerë… Një pritje për autorin e encikloepdisë Kombëtare me të gjithë dëshmorët e Kombit, “Bardhësitë e Atdheut”, ditë më parë e ka bërë edhe kryetari i Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, i cili ka premtuar përkrahje financiare për ribotimin dhe përkhtimin e enciklopedisë në gjuhët e ndryshme të botës…
( NGA EKIPI RAPORTUES I PROMOVIMEVE TË ENCIKLOPEDISË KOMBËTARE, ” BARDHËSITË E ATDHEUT” ).

Enciklopedia mbarëkombëtare e reporterit dhe veteranit të Luftës së UÇK-së, Afrim Mustafa tashmë ka marrë jehonën dhe ajo po promovohet nëpër qytete të ndryshme të Kosovës dhe të Shqiptarisë. Kjo vepër e autorit Mustafa tashmë ka marrë vlerësime të larta dhe është duke marrë në vazhdimësi nga personalitetet e njohura mbarëkombëtare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë Lindore, por edhe jashtë trojeve shqiptare. “Bardhësitë e Atdheut” deri tash është promovuar plot 45 herë nëpër mjedise të ndryshme, ku personalitetet e çmuara kanë folur dhe shkruar për këtë vepër madhore për të gjithë shqiptarët.

Enciklopedia Kombëtare “Bardhësitë e Atdheut” e autorit, Afrim Mustafa është nderuar dhe mirëpritur deri tash në këto vende: Ferizaj ( tre herë), Strugë, Shkup, Çair, Tetovë, Prizren, Kuanovë, Vjenë të Austrisë, Podujevë, Dibër, Mitrovicë dhe në vende të ndryshme… Në Promovimet e përmendura kishin ardhë qindra mysafirë nga anë të ndryshme të shqiptarisë për të nderuar autorin dhe veprën e tij shumëdimensionale. Manifestimet promovuese nisën gjithherë me himnin kombëtar dhe atë të Kosovës, ku fillimisht është folur për jetën dhe veprën e autorit, Afrim Mustafa, si dhe për ekzemplarët e parë të enciklopedisë, të cilat u botuan në vitin 2008, për të vazhduar me ribotimet në vitin 2009-2010- 2011 dhe në vitin 2013…

Ndërkaq, pas promovimeve solemne dy here nga komuna e Ferizajt dhe kryetarët: Bajrush Xhemaili dhe Agim Aliu, , ” Bardhësitë e Atdheut”, përveç nga komuna e Çairit, u promovua dy herë edhe nga Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë, e udhëhequr nga ef. Sylejman Rexhepi. Ndërkaq, më vonë promovimi u realizua edhe në qytetin e Podujevës…

Prezantim i parë serioz dhe real i historisë sonë më të lavdishme të luftërave të UÇK-së…
Ndër referuesit e përhershëm për enciklopedinë “Bardhësitë e Atdheut” dhe rëndësinë e shumanshme që ka kjo vepër, me autor z. Afrim Mustafa, ishte familjari i Jasharajve legjendarë të Prekazit, z. Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK të Republikës së Kosovës.

Uji Dea

Para shumë të tubuarve në Ferizaj, por edhe në Podujevë, z. Xhavit Jashari, theksoi : -“ Bardhësitë e e Atdheut” me autorin Afrim Mustafa, është vepra më dinjitoze, e veçantë dhe e jashtëzakonshme. Ky libër tashmë ka arritur jehonën dhe ka marrë me të drejtë epitetin e enciklopedisë kombëtare. Autori ka patur peripeci të mëdha për ta përgatitur, shkruar dhe publikuar këtë vepër, e cila është monument dhe dokument shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët”-, tha z. Xhavit Jashari, i cili në referimin e tij, njëherit bëri thirrje për institucionet qendrore dhe lokale, për të gjithë dashamirët e këtij libri dhe të historiografisë kombëtare, që në të gjitha format t’i japim mbështetje financiare, morale dhe materiale autorit Mustafa.- “ Duhen gjithsesi ribotimet dhe përkthimin e mëtejmë të enciklopedisë “ Bardhësitë e Atdheut” edhe në gjuhët e ndryshme të botës. – Vlerësoj se “Bardhësitë e Atdheut” është vepra që dëshmon përpjekjen e parë dhe më serioze për shkrimin dhe dokumentimin real të historisë sonë më të re dhe më të lavdishme mbarëshqiptare të luftërave të UÇK-së”, ka theksuar ndër të tjera në dy promovimet solemne të enciklopedisë kombëtare” Bardhësitë e Atdheut” të autorit, Afrim Mustafa në referimin e tij disaminutësh në Ferizaj dhe në Podujevë, kryetari i SHFDUÇK- z. Xhavit Jashari.

“Bardhësitë e Atdheut” – ambasadori më i fuqishëm i luftërave të UÇK-së …
Për veprën gjithëpërfshirëse me 2225 dëshmorë të kombit të luftërave të UÇK-së, ka referuar edhe, edhe veprimtari dhe analisti nga Podujeva, Gazmend Islami, i cili në fjalimin e tij, para plot mysafirëve në Llap, ndër të tjera, tha:- “ Të shkruash për librin enciklopedik të autorit, Afrim Mustafa, “ Bardhësitë e Atdheut”, është nder dhe respekt, sepse te brendësia e këtij libri bartet historia e kombit tonë. Sa herë të lexosh dhe rilexosh këtë vepër, njeriu ndjehet krenar dhe i dashuruar në librin, sepse kjo enciklopedi bart margaritarët më të çmuar që mund t’i ketë një komb, e ata janë dëshmorët e kombit. “Bardhësitë e Atdheut”, na sjell në kujtesë dhembjen dhe vuajtjen e popullit tonë nën dhunën e barbarisë serbe në dy shekujt e fundit.

Kjo vepër e autorit, Mustafa, është ambasadori më i fuqishëm, i cili dokumenton për peripecitë që ka kaluar vendi ynë për arritur deri te liria me Luftën e fuqishme dhe të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha ndër të tjera në promovimin masiv, z. Gazmend Islami për “Bardhësitë e
Atdheut” …Referimin e radhës për librin me përmasa kombëtare, “ Bardhësitë e Atdheut”, para pjesëmarrësve, e paraqiti luftëtari i UÇK-së, profesor dhe jurist, Erald Selca nga Barani i Pejës, njëherit vëlla i dëshmorit të kombit, Fetah Selca (15.11. 1971- 26. 5. 1999). Eraldi, pasi përgëzoi autorin, Afrim Mustafa për nxjerrjen në dritë të enciklopedisë, tha se, është krenar që Afrimin e ka shok e mik dhe bashkëluftëtar të Luftës së UÇK-së.

Vepra “ Bardhësitë e Atdheut” e z. Mustafa, është një arritje dhe krenari për të gjithë shqiptarët, sepse ky libër ka një vlerë të veçantë për të gjithë shqiptarët, kudo në trojet shqiptare dhe në botë. Më tej, edhe z. Erald Selca, ka ftuar për përkrahje për ribotimin dhe përkthimin e librit, pasi kjo është vepra e parë dhe e vetme gjithpërmbledhëse me biografitë dhe fotografitë e të gjithë dëshmorëve të të tri luftërave heroike të UÇK-së… Pas referimeve shumë domethënëse dhe vlerësimeve të larta për enciklopedinë kombëtare, “Bardhësitë e Atdheut” të z. Afrim Mustafa nga z. Xhavit Jashari, Fatmir Halimi, Gazmend Islami dhe Erald Selca, moderatorja e promovimit, Arjeta Fetahu, ka ftuar me respekt për të marrë fjalë, autorin, reporterin dhe veteranin e Luftës së UÇK-së, z. Afrim Mustafa.

Fillimisht, z. Mustafa ka përshëndetur dhe falënderuar me shumë respekt familjarët e dëshmorëve anekënd trojeve shqiptare, e posaçërisht familjarët e dëshmorëve nga qyteti i Podujevës, të cilët kishin nderuar autorin dhe të pranishmit me pjesëmarrjen në promovim.-“Falënderoj kryetarin e SHFDUÇK-së, z. Xhavit Jashari, familjarin e Jasharajve shekullorë legjendarë, për përkrahje morale dhe për bashkëpunim shumë korrekt. Respekt dhe mirënjohje edhe për kryetarin e Degës së SHFDUÇK-së në Podujevë, veprimtarin e pandalshëm dhe të palodhshëm, z. Xhemshit Gashi dhe ekipin e tij. Respekt dhe mirënjohje edhe për veprimtarin e çmuar dhe asistentin e përhershëm, Bashkim Xhokli. Jam shumë i nderuar që, sot, më bëni nder dhe respekt, mua dhe librit tim enciklopedik, vepër, e cila tashmë, nuk është veç imja, por e të gjithë shqiptarëve…

Unë i kam bashkuar dëshmorët brenda kopertinave të një libri, por në fakt, dëshmorët i bashkoi ideali për Lirinë dhe për Pavarësinë e Kosovës”- theksoi ndër të tjera z. Afrim Mustafa para shumë pjesëmarrësve në promovim. Ai ka rrëfyer për nisjen, shkrimin, përgatitjen dhe botimin e enciklopedisë kombëtare me 2225 dëshmorë të kombit të të tri luftërave të UÇK-së: UÇK-së në Kosovë, UÇPMB në Kosovën Lindore dhe UÇK në Maqedoni, punë madhore, e cila ka zgjatur plot 12 vjet …Ndërkohë, Ditë më parë një pritje publike autorit Mustafa i ka bërë kryetari i Mitrovicës z. Agim Bahtiri me bashkëpunëtorë, i cili me këtë rast ka folur për rëndësinë shumëdimensionale të enciklopedisë kombëtare të vlerave të veçanta. Z. Bahtiri ka premtuar gjithashtu se, komuna e Mitrovicës do ta përkrahë materialisht ribotimin dhe përkthimin e enciklopedisë “Bardhëistë e Atdheut” në vazhdimin e rritës dhe zhvillimit të këtij kapitali mbarëkombëtar…/rajonipress/