Fundamenti

Mirëpresin vendimin e FIFA-së

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njohësit e futbollit kosovar e kanë mirëpritur vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, i cili e autorizoi Sepp Blatterin për ta shqyrtuar mundësin e modifikimit të modaliteteve për miqësoret. Ata besojnë se Blatter do t’i modifikoj drejt ato modalitete, gjë që do t’i konvenon Kosovës, derisa presin nga zvicerani që t’ia imponoj Serbisë të pajtohet me realitetin.

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s të enjten nuk i korrigjoi modalitetet e padëshirueshme për vendin tonë, konform të cilave kosovarët duhet të zhvillojnë ndeshje miqësore ndërkombëtare.

Por, ky organ i shtëpisë së futbollit botëror e autorizoi Sepp Blatterin që ta shqyrtojë mundësinë e gjetjes së ndonjë zgjedhje të re, e cila do të ishte e pranueshme për Kosovën e Serbinë.

Pas kësaj, njeriu numër një i FIFA-s tha se do të mundohet ta kryej me sukses këtë mision, që pa hezitim e pranoi.

Ndërsa kjo është mirëpritur në vendin tonë. Njohësit e futbollit kosovar besojnë se Sepp Blatter do t’ia ‘imponojë’ Serbisë që ta pranoj vendimin e drejt, i cili duhet t’i shkojë përshtati Kosovës.

“Është koha e fundit që FIFA ta merr një vendim të drejt rreth kësaj çështje, i cili doemos duhet të jetë i favorshëm për Kosovës. Faktet janë në anën tonë. Kështu që jam optimist se Blatter do ta shfrytëzoj autoritetin e tij dhe do ta kryej këtë obligim”, deklaroi për Express trajneri i njohur kosovar, Gani Sejdiu, i cili është edhe anëtar i Këshillit Profesional në Federatën e Futbollit të Kosovës.

FITORJA

“Ajo qo do ta nxjerr Blatter në fund, mund të mos pëlqehet nga Serbia. Por, herët a vonë vendimi do të merret dhe Serbia do të detyrohet ta respektoi vendimin e FIFA-s”, theksoi Sejdiu.

Njëjtë shprehet edhe trajneri tjetër kosovar, Muharrem Sahiti.

“Konsideroj se kjo është mundësia e fundit që FIFA ta merr një vendim të drejt për Kosovën. Të gjitha mundësit tjera rreth modaliteteve janë shtjerrë. Andaj, besoj se Blatter do të mundohet ta bind Serbinë t’i pranoj modalitetet e drejta. Nëse Serbia refuzon, atëherë Blatter do ta merr vet vendimin, dhe në këtë mënyrë Serbisë nuk do t’i lë hapësirë për t’u ankuar”, pohoi Sahiti.

Ndërkohë, edhe në FFK është mirëpritur vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, që e emëroi Blatterin misionar të modifikimit eventual të modaliteteve për miqësoret e kosovarëve.

Fjala është për modalitetet që FIFA ia pati vendosur në dhjetor FFK-së, konform të cilave do të duhej të organizonte ndeshje miqësore ndërkombëtare, për klube, reprezentacionet e meshkujve dhe të femrave (në përjashtim për Përfaqësuesen A të meshkujve).

Ndeshjet e atilla do të duhej të zhvilloheshin jashtë Kosovës dhe pa simbole shtetërore. Sipas atyre modaliteteve, FFK do të duhej ta pyeste Serbinë, nëse do të dëshironte që ndeshjet e atilla t’i organizonte brenda Kosovës. Shkaku i kësaj, të gjitha institucionet e Kosovës i hodhën poshtë ato modalitete.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.