Fundamenti

Mirënjohje me vlerë të dyfishtë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Xhafer Leci – Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, më 23.03.2013 në Koblenz të Gjermanisë organizoj një tubim shumë të rëndësishëm dhe të suksesshëm me moton: Manifestim poetik tradicional i mërgatës Shqiptare 2013.

Nuk dëshiroj të shkruaj për ecurinë dhe rëndësinë e këtij manifestimi, sepse e konsideroj si kompetencë e të tjerëve.

Këtë manifestim e nderuan me prezencën e tyre edhe shoqatat simotra nga Austria dhe Zvicra e, në veçanti ministri i Diasporës Ibrahim Makolli, sekretarja e parë në Ambasadën e Kosovës në Berlin, Fatmire Musliu, konsulli në Frankfurt Astrit Zemaj, Donika Gërvalla, Miradije Ramiqi, piktore dhe poete, cila ishte ftuar enkas nga Kosova për pjesëmarrje, dhe shumë personalitete tjera, shkrimtarë, poetë, artistë, gazetarë, të burgosur politik dhe veprimtarë.

Kryesia e kësaj Shoqate përpos dhuratave dhe mirënjohjeve që ndau për poetët, të cilët zunë vendin e parë, të dytë dhe të tretë, kishte ndarë edhe dy mirënjohje për kontributin e dhënë për çështjen tonë kombëtare.

FIDANISHTJA

Këto dy mirënjohje iu ndanë veprimtarëve Hafiz Gagica dhe Xhafer Leci, në të cilat shkruante: Për kontributin e dhënë në fushën e humanizmit, kulturës dhe për ndihmën e jashtëzakonshme që i dha kombit në ditët më të vështira me angazhimin e tij në mërgatë!
Jam nderuar me disa mirënjohje nga shoqata, klube, shoqëri dhe subjekte politike. Mirënjohjen e parë e kam marrë në vitin 1994, kur isha kryetar i SHKSH-së “Kadri Zeka me seli në Nürtingen të Gjermanisë, nga prof.dr. Shefqet Canhasi, kryetar i atëhershëm i Bashkësisë së Shoqatave, klubeve e shoqërive të Baden- Württemberg-ut, e më vonë edhe për Gjermani.

Këtë shkrim e titullova “Mirënjohje me vlerë të dyfishtë”, sepse, derisa kryetari i LSHAKSH-së, zotëri Hasan Qyqalla, priste në skenë të na japë mirënjohjet, ato para publikut i lexonte Donika, e bija e heroit të Kosovës Jusuf Gërvalla. Për këtë arsye e quajta mirënjohje me vlerë të dyfishtë, sepse të gjithë mërgimtarët e çmojnë shumë lartë kontributin e madh që ka dhënë, në shumë fusha për çështjen tonë kombëtare zonja Donika Gërvalla.

Kryesisë dhe anëtarësisë të LSHAKSH-së në Gjermani, u dëshiroj shëndet, suksese dhe bashkëpunim të mirë edhe më shoqatat tjera në të ardhmen e përhershme.

Një falënderim dhe përshëndetje vëllazërore për kryesinë e LSHAKSH-së, anëtarësinë e zgjeruar dhe organizatorët e saj, të cilët pa u lodhur dhe vazhdimisht janë duke dhanë një kontribut të madh, si në fushën e kulturës dhe krijimtarisë me botimin e shumë librave dhe organizimin e shumë aktiviteteve tjera që po bëjnë ata për të mirën e vendit dhe popullit tonë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.